Home / Kryesoret / Kufiri mbetet i bllokuar, nuk lejohet të hyjë asnjë refugjatë

Kufiri mbetet i bllokuar, nuk lejohet të hyjë asnjë refugjatë

Në qendrën transitore të pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli më shumë se 72 orë nuk ka hyrje të refugjatëve dhe migrantëve të rinj.

Pritet Komiteti drejtues të sjellë vendim zyrtar për mbylljen e kalimit ilegal të kuotës 59 e cila nga e hëna në mëngjes praktikisht është mbyllur, sepse nga territori grek në atë të Maqedonisë nuk është lëshuar asnjë refugjat ose migrant.

Në kufirin verior në Tabanovcë, sërish, veçmë disa ditë janë bllokuar rreth 1.500 migrantë dhe refugjatë pas vendimit të Sllovenisë, ndërsa pastaj edhe të Kroacisë dhe Serbisë të mos pranojnë refugjatë pa viza valide ose pasaporta.

Maqedonia nga ana e saj, ashtu siç deklaroi paraprakisht ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, të gjitha masat do t’i miratojë me BE-në dhe në mënyrë reciproke do t’i zbatojë në kufirin e saj jugor dhe verior.

Kushtet e motit, gjtihashtu nuk janë në anën e refugjatëve dhe migrantëve sepse, ashtu siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, më së shumti shi në Maqedoni 42l/m2 në 24 orëshin e fundit janë regjistruar në Gjevgjeli.

Mbrëmë ministri grek i Rendit Publik Nikos Toska deklaroi se refugjatët të cilët qëndrojnë në kampin e improvizuar në Idomeni duhet të pranojnë se kufiri mes Greqisë dhe Maqedonisë është mbyllur për to dhe se duhet të vendosen në qendrat e organizuara për pranim të migrantëve.

Liderët e BE-së dhe Turqisë më 7 mars në Bruksel arritën marrëveshje për zgjidhje të përbashkët të krizës. Ato duhet deri në Samitin e paralajmëruar për më 17 mars të gjejnë zgjidhje finale dhe të përhershme rreth parave të dakorduara parimore për Turqinë ta ndalë fluksin ilegal të refugjatëve, si dhe për atë Turqia të kthejë një migrantë nga Greqia për çdo të ndërmarrë direkt nga territori i saj në BE.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *