Home / Kryesoret / Kush e nxori nga burgu Gafur Dugollin ?

Kush e nxori nga burgu Gafur Dugollin ?

Zyrtari i FSK-së, Gafur Dugolli menjëherë pasi që është liruar ka qenë në shoqëri të ministrave dhe funksionarëve të BDI-së në një nga kafenetë e Shkupit.

Në këtë takim kanë qenë zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, ministri i drejtësisë Adnan Jashari, zv/ministri i MPB-së, Zemri Qamili, Nevzat Bejta, Izet Mexhiti dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie. Në këtë mes kanë qenë qenë edhe Bujar Dugolli si dhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa.

Dugolli u arrestuaditë më parë në Maqedoni, sipas fletarresteve serbe, ku reaguan të gjitha institucionet, madje u tha se ishin në kontakte të vazhdueshme me BE që një gjë e tillë të mos përsëritej nga Serbia. Kjo e fundit ka rifreskuar listën e të kërkuarve për krime në lufte, ku përfshihen qytetarë dhe zyrtarë të institucioneve në Kosovë.

Pas lirimit nga burgu Dugolli u bëri apel të gjithë shqiptarëve në Maqedonisë që të jenë më të bashkuar se kurrë.

Burime brenda BDI-së, bëjnë të ditur se Gafur Dugolli lirohet me intervenimin direkt të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit.

“Ali Ahmeti është i interesuar gjatë tërë kohës për lirimin e Gafur Dugollit. Vetëm pas intervenimit të tij, Dugolli u lirua dhe nuk u realizua ëndrra e Serbisë për ta vazhduar luftën e saj kundër shqiptarëve”, thotë burimi për TetovaSot.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *