Home / Showbiz / Kush është futbollisti i Kombëtares që u kap “mat” me Çiljetën

Kush është futbollisti i Kombëtares që u kap “mat” me Çiljetën

Një foto e hedhur në Twitter nga këngëtarja dhe bukuroshja shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe të mediave rozë. Një nga vajzat shqiptare më seksi ka pozuar me portierin e Partizanit dhe të kombëtares shqiptare pas derbit të së premtes së kaluar, duke shkruar në statusin përkatës: “Me këtë portierin e Partizanit, më kingun që kemi, dhe zv.portierin e kombëtares.”

Sikurse dihet, Alban Hoxha është baba i një djali, Bekos, ashtu sikurse edhe Çiljeta. Portierit me origjinë nga Cërriku i vdiq nusja gjatë lindjes, gjë për të cilën vazhdon një proces gjyqësor, për pakujdesi të mjekëve, ndërsa bukuroshja Çiljeta ka thënë se djalin e ka me një arkitekt të huaj, që jeton në Londër, pa e zbuluar asnjëherë emrin dhe ndonjë foto me të.

Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe shumë komente, ndër të cilat aludohet edhe për një “flirt” mes të dyve, apo si “kapje mat”. Sidoqoftë, ka qenë vetë këngëtarja, që e ka bërë publik foton, nuk është produkt i ndonjë paparaci, ndaj interpretimet nuk mund të mungojnë edhe nga “gojët e liga”. Të vërtetën e këtij pëlqimi, që konstatohet në fjalën “king” të Çiljetës, mund ta dinë më mirë se askush dy protagonistët në fjalë…

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *