Home / Kryesoret / Kuvendi do ta mbajë seancën e 96-të dhe do të vazhdojë edhe dy seanca

Kuvendi do ta mbajë seancën e 96-të dhe do të vazhdojë edhe dy seanca

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 96-të, e pastaj janë angazhuar edhe vazhdimet e seancës së 95-të dhe të 92-të.

Në rend dite të seancës së 96-të janë propozim vendimet për publikimin e shpalljes publike për emërimin e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarit të dhe zëvendësanëtarit të Komisionit për zgjidhjen e ankesave në sferën e energjetikës dhe për emërimin e kryetarit dhe dy anëtarëve të Komisionit për mbrojtje të së drejtës së qasjes së lirë deri te informatat e Protokollit 15 për ndryshim të Konventës për mbrojtje të së drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe Propozim vendimin për ratifikim të ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për procedurë të përbashkët tranzite (version i konsoliduar).

Deputetët duhet të pronononcohen edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, për ndryshimet e Ligjit për universitetet e hapura civile për mësim të përjetshëm, për ndryshim të Ligjit për themelim të Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, për ndryshimet e Ligjit për arsim dhe trajnim profesionist, për ndryshimet e Ligjit për institucionet e larta arsimore për arsim në kuadrin mësimor në edukimin parashkollore, arsimin fillor dhe të mesëm, për ndryshim të Ligjit për Shërbimin pedagogjik, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Propozim ligji për plotësim të Ligjit për mbrojtje, me procedurë të shkurtuar është pika e vetme e mbetur në rend dite të seancës së 85-të.

Pas përfundimit të kësaj seance do të vazhdojë seanca e 92-të, në të cilën të përzgjedhurit e popullit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për parti politike, në lexim të parë të parashtruar nga Liljana Popovska, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për avancim dhe mbrojtje të të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve, të cilët janë më pak se 20 për qind e popullatës në Republikën e Maqedonisl, në lexim të parë të parashtruar nga deputeti Enes Ibrahim dhe ndryshimet e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në lexim të parë të parashtruar nga grupi i deputetëve të LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *