Home / Kryesoret / Laura do ta mësojë Katicën se si arrestohen ministrat dhe kryeministrat

Laura do ta mësojë Katicën se si arrestohen ministrat dhe kryeministrat

Kryeprokurorja e Rumanisë apo e njohur si gruaja e hekurtë, Laura Codruța Kövesi, nesër mbërrin në Shkup në një konferencë për luftën e korrupsionit në nivele të larta shtetërore, por ajo do të përcjellë edhe përvojën e saj tek Prokuroria Speciale. Ajo do të jetë pjesë e debatit kundër korrupsionit në organizim të USAID dhe MCMS, ku do të jetë i pranishëm edhe ambasadori amerikan Jess Baily.
Condruta është prokurorja e fortë që goditi krimet dhe aktet korruptive në Rumani, duke qenë një protagoniste e vlerësuar nga qendrat botërore. 42 vjeçarja vetëm në vitin 2015 ka ngritur 1250 akuza për korrupsion ndaj zyrtarëve më të lartë shtetëror, ndërsa deri tani mbi 80 ministra, zv/ministra, drejtor dhe funksionarë të tjerë shtetëror kanë përfunduar në burg për krime institucionale dhe korrupsion. Ajo vitin e kaluar ngriti akuzë edhe kundër ish-kryeministrit Adrian Nastase, por edhe kryeministrit në detyrë Victor Ponta, duke kërkuar ngrirjen e pasurisë së tij.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *