Home / Kryesoret / Lëvizja BESA: Nëse Teuta Arifi nuk i pastron deponitë, atë do ta bëjmë ne

Lëvizja BESA: Nëse Teuta Arifi nuk i pastron deponitë, atë do ta bëjmë ne

Duke pasur parasysh ankesat e shumta nga ana e qytetarëve të Tetovës në lidhje me deponinë në hyrje-dalje të qytetit, e më së shumti banoëve të lagjes Drenovec, duke qenë të dëshmitarë të gjithë ne se pavarësisht kërkesave të shumta të qytetarëve për largimin e mbeturinave, kërkesa të cilat në vazhdimësi janë neglizhuar nga ana e autoriteteve komunale, Lëvizja BESA ka vendosur që përmes një aksioni vullnetar të bejë pastrimin e mbeturinave të kësaj deponie e cila rrezikon seriozisht shëndetin e banorëve të lagjes. Shpresojmë se këtij akcioni vullnetar do t’i përgjigjet me vullnet të mirë edhe kryetarja e komunës znj. Teuta Arifi, duke iu bashkëngjitur akcionit. Po ashtu, ftojmë të gjitha OJQ – të dhe individët, të cilët duan të kontribuojnë që bashkërisht t’i zgjidhim problemet e përbashkëta, pavarësisht bindjeve politike.

Lëvizja BESA e le të hapur mundësinë që deri me datë 12 mars 2016, e shtunë, autoritetet përgjegjëse të Komunës së Tetovës të reflektojnë, përndryshe do të jemi të obliguar që ne si Lëvizje të ndërmarrim këtë aksion vullnetar dhe t’i pastrojmë këto deponi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *