Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja BESA: Pse BDI nuk e kërkon “Burmalinë”, por kërkon xhami në Matkë?

Lëvizja BESA: Pse BDI nuk e kërkon “Burmalinë”, por kërkon xhami në Matkë?

Kur po shihet qartë se kryqi i Ali Ahmetit dhe VMRO-BDI-së po ndërtohet me shpejtësinë e rrufesë në Butel të Shkupit, ndërsa partnerëve të krimit VMRO-BDI u dështoi plani për incidente ndëretnike, partia shqiptare tash po orvatet të dalë nga kjo situatë e palakmueshme dhe ta defokusojë opinionin, duke sajuar një manipulim tjetër. Kreu i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, si kundërpërgjigje ndaj Kryqit të Ali Ahmetit në Butel, ka paralajmëruar vendosjen e një flamuri kombëtar në Saraj dhe ndërtimin e një xhamie në fshatin Matkë, thuhet në deklaratën e Lëvizjes BESA Saraj.

“Për Lëvizjen BESA janë të papranueshme vendimet që merren për inat të dikujt e jo për shkakun dhe nevojën tonë. Kryetari i Komunës së Sarajit, para se të vendosë flamurë, fillimisht duhet ta rregullojë infrastrukturën e Komunës: rrugët, parqet, ndriçimin publik, shkollat e çerdhet, kanalizimin e trotuaret, mbledhjen e mbeturinave dhe zonat ekonomike. Gjithçka tjetër që bën ky kryetar komune dhe partia e tij në pushtet është vetëm një manipulim i skajshëm me ndjenjat fetare dhe kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë.

BESA e pyet kryetarin e Komunës së Sarajit se, nëse për inat të Kryqit të Ali Ahmetit në Butel ka vendosur ta bëjë një xhami në Matkë, pse partia e tij nuk merr vendim që, si kundërpërgjigje ndaj kryqëzimit të Shkupit me projektin “Skopje 2014”, ta ndërtojë xhaminë “Burmali”në sheshin e Shkupit?”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes BESA.

Për BESËN ngritja e xhamive dhe flamurëve nëpër fshatra është edhe një shenjë se BDI-ja ka pranuar t’i përjashtojë shqiptarët nga qendra e Shkupit dhe t’i fshatarizojë, sepse Gruevski i ka përzënë ata nga sheshi. Prandaj ata vendosin shqiponja e përmendore ilegale nëpër periferi. Ndërkaq, për BESËN, historia shqiptare nuk mbrohet në fshatra!

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *