Home / Kryesoret / Lidhja Demokratike: Mos i votoni ndryshimet në Ligjin për procedurë penale

Lidhja Demokratike: Mos i votoni ndryshimet në Ligjin për procedurë penale

Ndryshimet e Ligjit për procedurë penale në 9 ditë para shpërbërjes së Parlamentit janë në interesin e kreut politik. Në praktikë kjo nënkupton se ngritja e akuzave do të shtyhet për tre muaj, reaguan nga Lidhja Demokratike, transmeton TetovaSot.

Lidhja Demokratike vlerëson se pa një analizë paraprake, publike dhe pas një debati me ekspertët, të ndryshohet një ligj i procedurës penale, me një procedurë të shkurtuar për vetëm dy dytë, është rrënim i rendit juridik dhe krim institucional në të cilin është futur edhe Parlamenti.

Lidhja Demokratike propozon që ndryshimet e Ligjit të procedurës penale dhe për nevojën për ndryshime në Ligjin për procedurë penale të përgatitet një analizë e plotë dhe për të njëjtën të hapet një debat i gjërë në opinion para zgjedhjeve parlamentare.

Lidhja Demokratike i ftoi deputetët që të mos i votojnë ndryshimet e Ligjit për procedurë penale.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *