Home / Lajme / Maqedoni / LR-PDSH: U DËSHMUA DYFYTYRËSIA E BDI-SË

LR-PDSH: U DËSHMUA DYFYTYRËSIA E BDI-SË

Lëvizja e Selës e ka quajtur dyfytyrësi pjesëmarrjen e Talat Xhaferit në Këshillin e Sigurisë.

“Opinioni ka kohë që ka kuptuar që ishte lojë kampanja e BDI-së ‘Jo Presidentit të njëanshëm’ dhe ‘President konsensual’, por mbrëmë plasi turpi. Mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë shqiptarët ishin dëshmitarë për njohjen e legjitimiteti të Ivanovit për President nga ana e BDI-së, që paraqet një dyftyrësi dhe manipulim të radhës nga ana e BDI-së”, thuhet mes tjerash në reagimin e LR –PDSH-së.

Sipas kësaj partie, pjesëmarrja e Talat Xhaferit legjitimon turpin e tij dhe të partisë që përfaqëson.

“Ne si LR-PDSH pyesim BDI-në, në cilësinë e kujt ishte Talat Xhaferi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë? Kush e emëroi atë për Anëtarë të Këshillit të Sigurisë? Është mbajtur mbledhje e Kryesisë së BDI-së për një emërim të tillë? Pse po e legjitimoni Ivanovin në momentin që ai i shpallë luftë diplomatike Bashkësisë Ndërkombëtare si BE, apo më saktë Gjermanisë nëpërmjet fyerjeve të dhëna në gazetën prestigjioze gjermane BILD”, pyet LR PDSH.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *