Home / Kryesoret / LSDM kërkon fshirjen e mërgatës shqiptare nga Lista Zgjedhore

LSDM kërkon fshirjen e mërgatës shqiptare nga Lista Zgjedhore

Seanca e djeshme e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ishte mjaft e bujshme për atë se sa votues duhet që në terren të kontrollohen, pas raportit të kontrollit të kryqëzuar të dhënave nga data bazat e disa institucioneve shtetërore.

Anëtarët e KSHZ-së nga LSDM-ja dolën dhe u futën në seancën e KSHZ-së duke mos u pajtuar me përfundimet e ekspertëve.

Nuk do të ketë kontroll për 124.027 votues më të kontestuar të cilët gjenden në punë të përkohshme jashtë vendit, për të cilët kishte dyshime se janë të shpërngulur. Ata kanë të drejtë votuese dhe nuk janë të dyshuar, përfunduan anëtarët e KSHZ-së, pa votat e Igor Milev dhe Violeta Duma nga LSDM-ja.

Ata nuk morën pjesë për këtë pikë në seancën e djeshme.

Kontrolli në terren do të kryhet për 110.440 votues të kontestuar, kontroll administrativ do të kryhet edhe tek 62.837 persona, pastaj nëse ka nevojë edhe kjo grup e votuesve në terren do të kontrollohet. Në mënyrë administrative do të kontrollohen edhe të dhënat e një grupe prej 35.859 votues ( sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për persona të vdekur) dhe për 7.345 persona do të vendoset në mënyrë shtesë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *