Home / Kryesoret / LSDM: Pushteti vodhi votën e qytetarëve

LSDM: Pushteti vodhi votën e qytetarëve

Opozita maqedonase akuzoi edhe një herë pushtetin për vjedhjen e votave të qytetarëve gjatë cikleve të fundit zgjedhore. Sipas zv/kryetares së LSDM-së Radmilla Sheqerinka kjo u dëshmua edhe me një numër të madh votuesish fiktiv që dolën në pah nga listat elektronike të KSHZ-së.

“Shpresoj se kontrolluat se sa njerëz të panjohur qëndrojnë në adresën tuaj. Shpresoj se kontrolluat sa fantazma dhe të panjohur janë vendosur në fqinjësinë tonë ose tuaj. Kjo e vërtetë, e vërtetë që e dëgjonim gjatë gjithë këtyre 12 e më shumë muajve ua hapi sytë mijëra njerëzve nëpër Maqedoni. Tregoi jo vetëm se e kanë vjedhur buxhetin, por e kanë vjedhur edhe votën tonë, kanë marrë nga liria juaj dhe kanë cenuar të drejtat tuaja”, deklaroi Radmilla Shekerinska, nënkryetare e LSDM-së.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ndërkaq siguroi qytetarët se mashtrime dhe falsifikime të tilla nuk do të lejojë të ndodhin në zgjedhjet e ardhshme.

“Këto janë momente historike para të cilave jemi drejtuar të gjithë. Hajde zonja ta pastrojmë nga krimet dhe armiqësitë shtëpinë tonë të përbashkët dhe ta ajrosim shtëpinë, Maqedoninë ta kthejmë në rrugën e vërtetë, evropiane”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Këto komente zyrtarët e LSDM-së i bënë gjatë marshit i cili për tretin vit me radhë u mbajt në Ohër.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *