Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Të dyshuar janë 330.588 votues, Gruevski dhe VMRO-DPMNE do të përgjigjen për kriminalitetin zgjedhorë

LSDM: Të dyshuar janë 330.588 votues, Gruevski dhe VMRO-DPMNE do të përgjigjen për kriminalitetin zgjedhorë

Në listën zgjedhore ka gjithësej 330.588 votues të dyshimt. Ky numër serioz i votuesve të dyshimt e vërteton tërë atë që LSDM-ja e thoshte se në pushtet është një bandë jo legjitime dhe kriminale. Kriminaliteti zgjedhorë i Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së është vërtetuar tërësisht, thuhet në reagimin e partisë opozitare maqedonase LSDM.

“Vendimi i turpshëm i Gjykatës Kushtetuese e vërteton fajin për vjedhje të zgjedhjeve nga ana e Gruevskit, dhe është vërtetim se ai frikohet nga ballafaqimi me përgjegjësin për kriminalitetin. Nuk ka shpëtim për Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në. Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE do të përgjigjen për mashtrimet dhe kriminalitetin zgjedhorë që e kanë bërë në 10 vitet e kaluara. As dëgjuesit partiak në Gjykatën Kushtetuese nuk do të shpëtojnë Nikolla Gruevskin nga përgjegjësia. Opinioni tanimë është i njoftuar me lidhjen partiake të Elena Goshevës, Jovan Josifovskit dhe Nikolla Ivanovskit me VMRO-DPMNE-në. Për vëllaun e gjykatësit Ivanovski është parashtruar fletparaqitje penale para tre vitesh dhe akoma asgjë nuk dihet për të. E bija e kryetarës së Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva, Sllobodanka Gosheva është drejtoresh për regulativë dhe shitje me shumicë në ndërmarrjen Telekom ku drejtor kryesor ekzekutiv është kumbara i Sasho Mijallkovit, Zharko Llukovski. Sllobodanka Gosheva ka qenë kryetare e të rinjve të VMRO-DPMNE-së. Burri i Sllobodankës është Igor Gievski, ish kryetarë i Unionit të forcave të reja të VMRO-DPMNE-së, tanimë anëtar i Këshillit drejtues të ndërmarrjes EVN i emëruar nga Qeveria. Babai i saj apo burri i Elena Goshevës, Gjorgji Goshev ishte ish drejtor i qendrës studentore i përcaktuar nga VMRO-DPMNE-ja. Vajza tjetër e Elena Goshevës, Bojana Gosheva punon në Agjencinë për komunikime elektronike”, thohet në reagimin e partisë opozitare, LSDM.

Ata gjithashtu thonë se Jovan Josifovski dhe familja e tij janë gjithashtu ngushtë të lidhur me VMRO-DPMNE-në. Nga viti 2006 deri në vitin 2011 Josifovski ka qenë kryetarë por edhe anëtar i KSHZ-së i propozuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *