Home / Kryesoret / LSDM: Urgjentisht të hiqet taksa radiodifuzive

LSDM: Urgjentisht të hiqet taksa radiodifuzive

Duhet që urgjentisht të hiqet taksa radiodifuzive për qytetarët, që sa më shpejt të lirohen nga shpenzimet dhe presioni, dhe të sigurohet financim i qëndrueshëm i buxhetit të RTVM-së,  kërkon LSDM-ja.

Partia opozitare maqedonase e konsideron atë “të padrejtë që qytetarët të paguajnë taksa për të mbushur buxhetin dhe të paguajnë edhe taksën radiodifuzive për të financuar zërin e partisë siç është RTVM-ja”.

“Kërkesa për heqjen e taksës radiodifuzive është një masë e programit të LSDM-së e cila është në interes të të gjithë qytetarëve në Maqedoni. DAP-i çdo vit bllokon dhjetëra mijëra qytetarëve dhe biznese për shkak të kësaj takse. Kjo tek qytetarët dhe bizneset krijon probleme shtesë, abuzim, kaos me pagesa dhe shpenzimet tjera”, thonë nga LSDM-ja.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *