Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni-Kosovë me letërnjoftime prej 17 prillit

Maqedoni-Kosovë me letërnjoftime prej 17 prillit

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa në emisionin e mbrëmshëm të “Click Plus” deklaroi se prej datës 17 prill do të hyjë në fuqi marrëveshja për kalimin e kufijve me letërnjoftime mes Maqedonisë dhe Kosovës, njofton tv21.

Ai tha se të premten kanë zhvilluar takim me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, ku i kanë informuar se nga ana kosovare gjithçka është e kryer. Konfirmimi nga autoritetet e Maqedonisë ka ardhur gjatë ditës së sotshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *