Home / Kryesoret / Maqedonia është njëri prej partnerëve kyç i Rusisë në Ballkan

Maqedonia është njëri prej partnerëve kyç i Rusisë në Ballkan

Rusia dhe Maqedonia në mënyrë të suksesshme po bashkëpunon në të gjitha sferat dhe secila prej tyre është aktuale, theksoi në një intervistë për të përditshmen maqedonase ‘Dnevnik’, Oleg Shqerbak, transmeton TetovaSot.

Si e shihni bashkëpunimin ruso-maqedonas? Çfarë vendi në politikën e Rusisë merr Maqedonia dhe në përgjithësi Ballkani? Cilat sfera të partneritetit midis Rusisë dhe Maqedonisë i vlerësoni si më aktuale në muajt e ardhshëm ose vitet?

“Maqedonia është njëri prej partnerëve kyç të Rusisë në Ballkan. Kjo gjë nuk është rastësi. Historia e miqësisë dhe kuptimi i përbashkët midis dy popujve tanë të lidhur shpirtërisht ka rrënjë shekullore dhe formon një bazë të fuqishme për një zhvillim të vazhdueshëm të marrëdhënieve ruso-maqedonase. Bashkëpunimi i jonë ndërtohet mbi baza të drejta, i dobishëm për dy anët dhe një partneritet afatgjatë.

Në këtë kuptim, partneriteti i jonë mund të shërbeje si një shembull i mirë për marrëdhënie korrekte të respektit të ndërsjellë midis dy shteteve, anëtare të përgjegjshme të bashkësisë ndërkombëtare. Rusia dhe Maqedonia në mënyrë të suksesshme po bashkëpunojnë në të gjitha sferat dhe secila prej tyre është aktuale.

Rusia është njëri prej investitorëve dhe partnerëve tregtar më të mëdhenj në Maqedoni. Po realizohen projekte të përbashkëta në energjetikë. Është rritur shkëmbimi tregtar. Për shembull, në vitin 2015, shitja e produkteve bujqësore të Maqedonisë në Rusi u rrit për 50 % dhe vazhdon të rritet.

U nisën porositë e produkteve të qumështit. Rusia është një treg i madh i cili vazhdimisht po hapet për prodhimet maqedonase. Dua të theksoj për zhvillimin dinamik të lidhjeve kulturore midis dy vendeve tona. Në fillimin e vitit, në Shkup, në suaza të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” u hap Qendra Ruse.

Gjatë pranverës në Maqedoni do të mbahen ditët e kulturës shpirtërore të Rusisë. Në vitin tjetër presim një festival të kulturës maqedonase në vendin tonë. Në mesin e të rinjve po rritet interesimi për studime në Rusi. Qeveria ruse për çdo vjet ndan 30 bursa për nënshtetasit e Maqedonisë. Duhet ta pranoj se këtë vit për konkursin për këto bursa u paraqitën më shumë kandidat.”, deklaroi ambasadori rus Shqerbak.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *