Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia nuk frikësohet nga sulmet terroriste

Maqedonia nuk frikësohet nga sulmet terroriste

Maqedonia nuk ka nevojë që të rrit masat e sigurisë pas sulmeve të djeshme në Bruksel, sepse siç thonë për portalin “Meta” nga MPB, siguria në Maqedoni është në nivel të lartë që pas sulmeve në Paris më 13 nëntor të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

MPB thotë se tani për tani nuk do të dalin me njoftim nëse do të ndërmerren masa më të ashpra pas sulmeve në Bruksel.

Një ditë pas sulmeve në Paris, ministri i brendshëm Oliver Spasovski mbajti kolegjium me krerët e MPB-së ku u morr vendim për rritje të sigurisë përreth objekteve të policisë si dhe kontroll më të rreptë në hyrjen e emigrantëve, në veçanti në kufirin jugor dhe verior të Maqedonisë.

Tani për tani nga kabineti i Ivanov nuk ka njoftim nëse do të thirret Këshilli i sigurisë pas sulmeve në Bruksel.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *