Home / Kryesoret / Mbijetoi fatkeqësinë më të madhe detare në Turqi, por kurrë nuk e ka parë filmin e Titanikut
KOCAELI (AA) – Ayla Savaskan është njëra nga 39 personat që kanë mbijetuar fatkeqësinë më të madhe detare në historinë e Turqisë, me përmbytjen e anijes Uskudar më 1 mars të vitit 1958, kur jetën e humbën afër 300 persona. ( Nurgül Temiz - Anadolu Ajansı )

Mbijetoi fatkeqësinë më të madhe detare në Turqi, por kurrë nuk e ka parë filmin e Titanikut

Ayla Savaskan është njëra nga 39 personat që kanë mbijetuar fatkeqësinë më të madhe detare në historinë e Turqisë, me përmbytjen e anijes Uskudar më 1 mars të vitit 1958, kur jetën e humbën afër 300 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Anija lundronte mes Izmitit dhe Golcukut, ndërsa u fundos në afërsi të Derince për shkak të motit të keq. Për anijen Uskudar thuhet se ka qenë Titaniku turk. Savaskan as sot, ndonëse kanë kaluar thuajse gjashtë dekada nga fatkeqësia, nuk e ka fshirë kujtesën e asaj dite. Atëbotë në moshën 16 vjeçare mbijetoi fatkeqësinë duke u mbajtur për një copë druri.

Ajo edhe sot mban në kujtesë mikeshat e saj të shkollës të cilat humbën jetën në fundosjen e anijes.

Në Golcuk nuk kanë patur shkollë të mesme ndaj me anije kanë udhëtuar në Izmit. Atë kohë, sipas saj, anija ka qenë një nga mjetet kryesore transportuese në këtë rajon.

Duke kujtuar ditën e sotme para 58 vitesh, Savaskan tha se 3.5 orë ka qenë në ujë. Atë që e ka përjetuar, theksoi ajo, kujton skenat e filmit Titanik. “Ende nuk mund të shikojë atë film. Qindra herë është shfaqur në televizion, por akoma se kam parë. Njeriu nuk mund të harrojë”, porositi Savaskan.

Gjithashtu lexo

LSDM: Së shpejti ligj për zgjidhjen e statusit të 3.000 të të falimentuarve

LSDM-ja sot njoftoi se janë hequr të gjitha pengesat dhe se së shpejt do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *