Home / Lajme / Rajon / Me 15 mars BE vlerëson përmbushjen e kritereve për vizat

Me 15 mars BE vlerëson përmbushjen e kritereve për vizat

Një ekip vlerësues i Komisionit Europain do të vijë në Kosovës gjatë muajit mars. Ky ekip do bëjë vlerësimin e përmbushjes së kritereve për heqjen e vizave për kosovarët.

Burime të lajmi.net brenda Qeverisë së Kosovës, kanë bërë të ditur se ekipi vlerësues i Komisionit Europian do të vijë në Kosovë më 15 mars.

Ky burim ka thënë se qëllimi i vizitës së këtij komisioni është verifikimi i plotësimit të kritereve nga ana e Qeverisë së Kosovës sa i përket kritereve për heqjen e vizave. I njëjti burim është shprehur i bindur se ky ekip do të ketë vlerësim pozitiv dhe se do të jepet rekomandimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë vitit 2016.

Një vizitë të afërt të ekipit vlerësues të KE-së në Kosovë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të BE-së, ditë më parë për lajmi.net

Tove Ernst, zëdhënëse e Komisionit Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësisë, ditë më parë ka thënë për lajmi.net se Komisioni Evropian së shpejti do të dërgojë në Prishtinë një ekip të ekspertëve nga shërbimi i vet dhe shteteve anëtare të saj, lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

“Misioni në Kosovë do ketë për qëllim, verifikimin e progresit të bërë nga autoritetet kosovare në përmbushjen e kushteve të mbetura që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave”.

“Ata më pas do të japin udhëzime për hapat e mbetur, duke përfshirë edhe mundësinë që nëse është e nevojshme të ketë edhe një vizite për çështjet teknike”, thotë Tove Ernst .

Në raportin e fundit të Komisionit Europian, të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, Kosovës i është kërkuar që të plotësojë edhe tetë kritere që kanë mbetura sa i përket liberalizmit të vizave.

Ndërkaq që zyrtarë të Qeverisë së Kosovës shprehen të bindur se Kosova tash më ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave duke përfshirë edhe gjetjen e një objekti të përhershëm për institucionin e Avokatit të Popullit.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *