Home / Lajme / Rajon / Me molotov janë sulmuar zyrat e Presidentes Jahjaga (FOTO)

Me molotov janë sulmuar zyrat e Presidentes Jahjaga (FOTO)

Zyra e Shefit të Stafit të Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu është sulmuar me molotov.

Lajmin për Express e kanë konfirmuar zyrtarë të Presidencës së Kosovës.

Objekti i Presidencës së Kosovës ndodhet në objektin ku është edhe Kuvendi i Kosovës.

Edhe Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë për Gazetën Express se nje zyre është djegur ndërsa për detaje tjera ka thënë se deklarohet Policia.

Sipas Policisë, hedhja e molotovit ka ndodhur në orë 4 të mëngjesit të ditës së sotme.

Objekti i Kuvendit sulmohet me koktej molotovi (FOTO)

Objekti i Kuvendit të Kosovës, është sulmuar me koktej molotovi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Ende nuk dihet se kush e ka bërë këtë veprim si dhe në ku ndonjë informacion zyrtarë për këtë.

Gazeta Express ka kontaktuar me Sekretarin e Kuvendit, Ismet Krasniqin, i cili ka thënë se është duke shkuar te objekti i Parlamentit. Ka thënë se posa të shoh gjendjen e objektit do të flasë për media.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *