Home / Kryesoret / Mediat maqedonase të kontrolluara nga qeveria “torturojnë” Fatime Fetain, Ambasada e SHBA-së shokohet

Mediat maqedonase të kontrolluara nga qeveria “torturojnë” Fatime Fetain, Ambasada e SHBA-së shokohet

Mediat maqedonase të kontrolluara nga qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, kanë filluar një propagandë më brutale ndaj prokurores speciale, Fatime Fetai e cila e bëri publike akuzën ndaj ish shefit të policisë maqedonase, Sasho Mijallkov i cili është kusheri i parë i ish Kryeministrit Nikolla Gruevski.

Gazeta “Vest” me titull “Tortura në gjuhën shqipe” duke ilustruar me fotogrtafinë e prokurores speciale Fatime Fetai.

Në këtë gazetë maqedonase po përhapet propaganda nacionaliste maqednase ndaj shqiptarëve se kinse Fatime Fetai promovon një gjuhë të re zyrtare.

Me këtë dëshmohet se mediat maqedonase të kontrolluara nga VMRO-DPMNE-ja vazhdojnë me propagandën ndaj prokurorisë speciale e cila dje në asnjë mënyrë nuk e prezantoi gjuhën shqipe si zyrtare, por prokurorja Fetai deklaroi se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare gjatë procedurës penale dhe vetëm shkurtë qytetarët shqiptarë i përshëndeti në fillim të pres konferencës së djeshme e cila kishte të bëj me rastin “Tortura” ku ish Ministri maqedonas i policisë, Ljube Boshkovski ishte burgosur nga ana e VMRO-DPMNE-së me urdhër të ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov.

Poashtu edhe gazeta maqedonase “Dnevnik” përmes titujve senzacional propagandon në dëm të prokurorisë speciale

Nga ana tjetër mediat maqedonase vazhduan të propagandojnë në formën më të paskrupul. Në numrin e fundit të gazetës “Veçer” thuhet se lënda e prokurorisë speciale “Tortura” është një barcoletë. Nga ana tjetër përpos mediumeve të shkruara edhe mediat elektronike vazhduan me propagandën ndaj prokurorisë speciale.

Në edicionin e lajmeve qendrore mbrëm në televizionin Alfa, jo vetëm që nuk u sqarua pres konferenca e prokurorisë speciale publike, por u lëshua vetëm përshëndetja në gjuhën shqipe e prokurores Fetai.

Kjo u bë me qëllim që të propagandohet në opinion se prokurorët shqiptarë janë duke i shkelur ligjet dhe kushtetutën, madje edhe në gjuhën shqipe i ngritin akuzat ndaj maqedonasve, shkruan Zhurnal. Ndërkohë Zhurnal mëson se me shumë vëmendje të madhe i përcjellin zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Shkup, Xhes Bejli dhe Aivo Orav.

Në një konferencë të fundit kushtuar korrupcionit, Ambasadori amerikan Bejli mes tjerash deklaroi se Maqedonisë i nevoiten media të lira dhe gazetarë të guximshëm të cilët do ta shpalosin të vërtetën.

Mirëpo propaganda e vazhdueshme e mediumeve nga ana e VMRO-DPMNE-së, vë në pikpyetje mediat e lira në Maqedoni të cilët dezinformojnë ngjashëm siç e bën dje dhe sot me prokuroren speciale Fatime Fetai.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *