Home / Sport / Mehmedi: E vështirë të luajmë ndaj mëmëdheut

Mehmedi: E vështirë të luajmë ndaj mëmëdheut

Admir Mehmedi, sulmuesi i Zvicrës, ka folur për përballen me Kombëtaren shqiptare në Euro 2016.

Admir Mehmedi është një prej gjashtë shqiptarëve të Zvicrës, që Euro 2016 pritet të luajnë kundër Kombëtares kuqezi.

Edhe sulmuesi i Bayer Leverkusenit, sikurse lojtarët tjerë helvetik, zbulon se dëshironte ta evitonte një përballje të tillë.

Kur kanë mbetur rreth dy muaj e gjysmë nga starti i evenimentit në Francë, 25-vjeçari i lindur në Gostivar, pohon vështirësinë e faktit që do të luajnë kundër mëmëdheut.
“Jam shqiptar nga Maqedonia, një nga gjashtë futbollistët me origjinë shqiptare që aktivizohen me Zvicrën. Të gjithë ne dëshironim ta evitonim të përballeshim me Shqipërinë”, tha Mehmedi.

“Do të jetë e vështirë të luajmë kundër mëmëdheut”, ka theksuar ish anëtari i Freiburgut, Zurichut dhe Dinako Kievit.

Shqipëria do të debutojë një Kampionatin Europian pikërisht në sfidën përballë Zvicrës më 11 Qershor. Ndeshja do të luhet në Stade Felix Bollaert, të Lens, me kapacitet 35 mijë vende.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *