Home / Kryesoret / Memedi e quan festë private zgejdhjen e Zendelit (VIDEO)

Memedi e quan festë private zgejdhjen e Zendelit (VIDEO)

Kryesia e ngushtë e Rilindjes Demokratike kombëtare ka shkarkuar nga posti i kryetarit Vesel Memedin dhe ka emëruar nwë vend të tij Fadil Zendelin. Mbledhja e kryesisë së ngushtë është mbajtur në Tetovë pasi që siç theksuan anëtarët e kryesisë për shkak të mos pasjes së kushteve që e njejta të mbahet në Gostivarë. Pas mbledhjes kryetari i posazgjedhur Fadil Zendeli ka thënë për mediat se:

“Pas përfundimit të kuvendit qëndror të Rilindjes Demokratike Kombëtare, konfirmojmë ndryshimet të cilët ndodhën në kuvendin e sotën qendror të RDK-së, në drejtim të udhëheqësisë së RDK-së, tanimë ka kryetarë të ri të RDK-së dhe nënkuptohet një rrugëtim pak më ndryshe nga ajo që e kemi pasur deri më sot. Unë mund të rikonfirmoj sot se RDK-ja fuqishëm lufton për vlerat demokratike brenda partisë dhe për ruajtjen e të gjitha atyre vlerave demokratike në funksionimin e institucioneve demokratike partiake. Ne fuqishëm u qëndrojmë këtyre vlerave për shkak se e kemi trashigimi partiake. Nëse ju kujtohet, kryetari historik i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani, në momentin që vlerësoj se ka rezultate të dobëta zgjedhore, ai u tërhoq nga partia. Ne sot dmth ky kuvend, rikonfirmon këto vlera demokratike, se Brenda nesh do të funksionojnë insititucione demokratike, do të vlerësohet vota, mendimi, vlerësimi i çdo anëtari të RDK-së dhe askush nuk mund të qëndrojë mbi vendimet partiake dhe mbi strukturat partiake. Ndryshimet e sotme kanë të bëjnë vetëm me kryetarin për shkak se konflikti i brendshëm brenda i RDK-së, ka qenë kryetari nga njëra anë, dhe nga ana tjetër e gjithë kryesia qendrore e RDK-së. Ky ka qenë një dallim konsesual ndërmjet nesh, dmth kryesia qendrore e partisë me muaj të tërë mban qëndrim se bashkëpunimi ndërmjet partive opozitare shqiptare duhet të realizohet dhe të jetë një alternativë e skenës shqiptare, ndërsa kryetari i deritanishëm ka mbajt një qëndrim mohues në këtë drejtim”, tha Zendeli, transmeton Televizioni Koha.

Sipas tij, RDK-ja do të vazhdojë fuqishëm bashkëpunimin me Lëvizjen për reforma në kuadër të Aleancës për Shqiptarët. Por mund të konfirmoj se RDK do të vazhdojë fuqishëm të luftojë krijimin e opozitës së bashkuar shqiptare si një alternativë që do të kisha thënë e vetme ndaj binomit qeverisës BDI dhe PDSH, por edhe VMRO. Ne vlersojmë se krijimi i një opozite të bashkuar shqiptare do të ishte një alternativë jo e vetme por ndoshta e mundshme e cila do ti bënte ballë binomit BDI-PDSH. Prandaj në këtë drejtim politikat e reja që do të ndërtohen dhe do të krijohen nga RDK-ja, do të jenë në fokus të ruajtjes së bashkëpunimit ekzistues me alenacen për shqiptarët, por edhe forcimin dhe bashkëpunimin me subjekte tjera politike në Maqedoni siç është Lëvizja BESA, Uniteti por edhe parti të tjera. Ju sot ishit dëshmitarë se kishte mbledhje të kuvendit qendror ku ishin pjesmarrës shumica e kuvendarëve të kuvendit qëndror dhe mbi bazën e statutit dmth në përputhje me statutin dhe rregullat normative në fuqi, kuvendi sot i ushtroj punët dhe kompetencat e veta. Dmth nuk bëhet fjalë për kurrëfarë puçi, ajo është vetëm deklarim i ish kryetarit i cili i vetmuar dhe i kapur nga institucionet, mundohet që të gjejë shpëtim në devalvimin apo degradimin e personaliteteve të ndryshme, të cilët kanë dhënë vlerë të rëndësishme, kontribut të rëndësishëm edhe në RDK edhe në proceset politike në Maqedoni”, tha ai pas mbledhjes së kryesisë së ngushtë, raporton Televizioni Koha.

Kryetari aktuak Vesel Memedi ka qenë i prerë dhe i shkurt në deklaratën e tij për Televizionin Koha duke quajtur festë private shkarkimin e tij.

“Për festa private nuk kam çka të komentoj. Ajo është vetëm një festë private” ka thënë Vesel Memedi.

Ndryshe, kohëve të fundit kjo parti është përfshir në debate të ashpra nga kryesia e ngushtë e cila e ka akuzuar kryetarin aktual Vesel memedi për bashkëpunim me BDi-në dhe se ka marrë rrogë nga USHT-ja. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *