Home / Kryesoret / Menduh Thaçi në aksion

Menduh Thaçi në aksion

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi po vazhdon takime intensive në prapaskenë për të rigrupuar partinë e tij. Burime pranë kësaj partie theksuan për INA se Thaçi po zhvillon aktivitete duke takuar emra të skenës publike, për ti afruar përfshirje në strukturat e PDSH.

Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për protagonistë të mirënjohur publik, të cilët do të jenë edhe pjesë e fushatës për zgjedhjet e ardhshme. Në mesin e tyre janë edhe emra që vite më parë ishin larguar nga kjo parti. Zyrtarë të kësaj partie nuk kanë dhënë detaje për aktivitetet e mëtejshme, duke theksuar se gjithçka shumë shpejt do të bëhet publike.

Në opinion qarkullojnë disa informacione se Vesel Memedi e bën kurban RDK-në për partinë e Seles ndërsa themeluesit e saj duan koalicion me PDSH-në e Menduh Thaçit. Nga informacionet pritet gjtë wikendit të shkarkohet nga posti i kryetarit z. Vesel Memedi dhe në vend të tijë të emrohet Fadil Zendeli nga Gostivari. Sipas disa burimeve jo zyrtare iniciatorët për shkarkimin e kryetarit të RDK-së Vesel Memedit, duke përfshirë antarët e kryesisë qendrore dhe kuvendi i RDK-së këtë iniciativë për shkarkimin e tij e kanë ngritur për disa arsye.

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *