Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi takon Hojt Brajan Li

Menduh Thaçi takon Hojt Brajan Li

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në Ambasadën e SHBA në Shkup zhvilloi takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Shtetëror në Departamentin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Azi, Hojt Brajan Ji.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend, për rrjedhën e zbatimit të Marrëveshjes së qershorit/korrikut, për prokurorinë speciale, si dhe për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Pas takimit në prononcimin tij për media Kryetari Thaçi deklaroi:

“U dakorduam bashke se argumenti kryesore qe ne japim ne dore aleatëve tonë të vërtetë SHBA që ata të lobojnë për Maqedoninë që ne të jemi pjesë e NATO-s janë zgjedhjet korrekte dhe demokratike që tash më duket se do të mbahen me 5 Qershor. Nga ana ime u shpreh skepticizmi se ne nuk kemi lëviz fatkeqësisht në çështjen e kushteve që kanë të bëjnë për zgjedhjet fer, korrekte dhe demokratike, dhe poashtu e sigurova se ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë konstruktiv si Parti Demokratike Shqiptare drejt këtij procesi edhe pse shumë gjëra nuk na pëlqejnë dhe i gëlltisim, por ajo kryesorja pse ne i bëjmë këto kompromise është se ne jemi skajshmërisht të përcaktuar që Maqedonia nuk ka rrugë tjetër dhe alternativë tjetër përveç NATO-s dhe Unionit Evropian”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me vendosjen e kryqit dhe përmendores së shqipes dykrenare, Kryetari Thaçi deklaroi:

“Mendojë se kjo është veç një lojë e parë e dy partnerëve çdo herë para zgjedhjeve të fitojnë ndonjë pikë politike, dhe kjo nuk është mirë. Porosia për BDI-në është se të gjitha këto probleme duhet të zgjidhen në institucione të sistemit dhe aty për shembull të marrin vendimin që flamuri shqiptar të përdoret në Parlament, dhe jo në rrugë”.

Në pyetjen nëse aktivitetet e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së mund të shkaktojnë një krizë më të thellë të sigurisë në vend, Kryetari Thaçi deklaroi:

“Nuk beson në atë, pasi jemi nën monitorim të fuqishëm dhe çdonjëri do të marrë pikë qofshin negative, apo pozitive dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *