Home / Lajme / Botë / Merret peng avioni egjipitan, pengmarrësi kërkon azil politik në Qipro

Merret peng avioni egjipitan, pengmarrësi kërkon azil politik në Qipro

Një avion i linjës ajrore egjiptiane bëri ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, këtë mëngjes, në orën 8:46.

Një person i veshur me jelek me eksploziv, i identifikuar si Ibrahim Samaha kërcënon se do të shpërthejë bombën, pasi kërkon azil politik në Qipro. Në avionin e linjës Aleksandri- Kajro, ndodheshin 55 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

Pasagjerët, kryesiësht gra e fëmijë janë liruar, teksa mbahen ende peng ekuipazhi, një italian, tre britanikë dhe një irlandez. Aeroporti është mbyllur përkohësisht.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *