Home / Kryesoret / Mexhiti: Nëse ka luana në qendër të Shkupit, pse mos ketë edhe shqiponjë?

Mexhiti: Nëse ka luana në qendër të Shkupit, pse mos ketë edhe shqiponjë?

Nëse mundet në Shkup të ketë luana dhe dema, një kopsht zoologjik të tërë, pse të mos ketë edhe shqiponjë dykrenare. Kështu është shprehur për REL, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

“Nuk mundet që shqiponja dy krerësh të jetë si pretekst për atë që është ndërmarr në Butel, të një vendimi të marr brenda natës, pasi që ky simbol nuk është vendosur për inati të tjerëve, por për vlerësimin e simbolit të shqiptarëve dhe bazohet në vendimin e programit në vitin 2012, ndërsa si vendim i veçantë në vitin 2015, duke respektuar principin e Badinterit”, ka theksuar Mexhiti.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *