Home / Kryesoret / Mezi pres të bëhem nuse pa syze dhe thjerrëza!

Mezi pres të bëhem nuse pa syze dhe thjerrëza!

Aleksandra Panovska, drejtuesja e një emisioni gatimi të njohur, përgatitet që së shpejti të martohet, pasi në Oftalmologjinë Sistina do ta realizojë dëshirën e saj shumëvjeçare – të shikojë qartë dhe me lehtësi, pa pasur nevojë për syze ose thjerrëza.

“E lumtur, e disponuar dhe pa dioptri në ditën më të bukur të jetës sime! Që në fëmijëri një nga dëshirat e mia më të mëdha ka qenë një ditë të zgjohem nga gjumi dhe të shikoj mirë. Unë syze mbaj shumë rrallë ose pothuajse asnjëherë. Gjithmonë mbaj thjerrëza, të cilat kur fillova t’i mbaj për herë të parë më rritën vetëbesimin sepse mendoja se më në fund do të shpëtoj nga syzet. Megjithatë realiteti është më ndryshe, syzet dhe thjerrëzat shkojnë gjithmonë bashkë…

Për problemin e saj me shikimin Aleksandra u drejtua tek ekipi i profesionistëve i Oftalmologjisë Sistina, ku bëri kontrollin për korrigjimin e dioptrisë me laser. Pasi zbuloi se është kandidate për realizimin e këtij intervenimi, nën ndikimin e emocioneve ajo tha:

“Jam shumë e lumtur që mund të korrigjoj dioptrinë me laser, me ndihmën e këtij ekipi të sjellshëm dhe shumë të mirë. Ëndrra ime më në fund do të bëhet realitet, ndërsa mua për shkak të emocioneve më kap paniku!

Korrigjimin e dioptrisë me laser, si metoda më moderne e mënjanimit të çdo dioptrie, në Maqedoni e realizon me sukses ekipi i shkëlqyer dhe me përvojë i Oftalmologjisë Sistina, në bashkëpunim me Klinikën më të madhe universitare nga Zagrebi, Klinika “Svjetlost”. Kjo klinikë universitare e oftalmologjisë është klinika e parë në Kroaci që filloi të realizojë intervenimet e mënjanimit të dioptrisë me laser që para 17 vitesh dhe deri më tani ka operuar mbi 50.000 sy.

Informata më të hollësishme mund të gjeni në linkun më poshtë:

https://www.sistinaoftalmologija.com.mk/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *