Home / Lajme / Maqedoni / Ministri britanik Lidington do të takohet me shefin e diplomacisë Poposki

Ministri britanik Lidington do të takohet me shefin e diplomacisë Poposki

Ministri shtetëror britanik për Evropë Dejvid Lidington, i cili është për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë, sot do të ketë takim me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.

Gjatë ditës së djeshme Lidington u takua me zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje evropiane Fatmir Besimi dhe me liderët e partive politike VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski, LSDM-së Zoran Zaev dhe BDI-së Ali Ahmeti, në të cilët në përqëndrim të bisedave ishin çështjet për krizën politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme të caktuara për më 5 qershor, si dhe integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Në forumin në të cilin mbrëmë mori pjesë, ministri britanik Lidington dërgoi mesazh se Maqedonia duhet të përqëndrohet në atë se çka duhet të bëhet që të mund ta kompensojë kohën e humbur lidhur me rrugën për anëtarësim në BE.

Bashkësia ndërkombëtare, theksoi ai, nuk mund ta zgjidhë krizën politike të Maqedonisë. Atë mund ta bëjnë vetëm liderët politikë në Maqedoni dhe elektorati i Maqedonisë. Mesazhi nga kryeqytetet e BE-së, siç theksoi, është shumë i qartë, ndërsa ai është se ndikimi politik në institucionet gjyqësore janë gjëra të cilat nuk janë kompatibile me anëtarësimin në BE.

Ai konsideron se janë të mundshme zgjedhje kredibile më 5 qershor, të cilat, vlerësoi, do të jenë mundësi për shërim të plagëve të shkaktuara nga kriza politike në shtet, e cila e ndal vendin në integrimin në NATO dhe BE.

“Zgjedhjet me kredibilitet janë të mundshme më 5 qershor, por që ajo të ndodh, e domosdoshme është të gjithë ta japin kontributin e tyre, përkatësisht t’i lënë anash interesat e partisë politike ose interesat personale dhe të punojnë në drejtim të realizimit të ndryshimeve për të cilat të gjithë janë pajtuar me marrëveshjen e Përzhinos”, tha Lidington, duke shtuar se ka mjaft kohë të plotësohen të gjitha obligimet e ndërmarra nga Përzhino.

Në pyetjen se çfarë janë përshtypjet e tij pas takimeve të sotme me liderët e partive politike, Lidington informon se të gjithë liderët kanë theksuar se janë përkushtuar që t’i plotësojnë përpjekjet të cilat janë ndërmarrë dhe janë përkushtuar t’i plotësojnë deri në fund të premtimeve nga Përzhino.

“Britania e Madhe mbetet e kushtuar në dhënien e mbështetjes për Maqedoninë në qëndrimin në rrugën e saj euroatlantike”, potencoi ministri shtetëror britanik për Evropë, Dejvid Lidington.

Problem plotësues me të cilin po përballet tani Maqedonia, nënvizoi ai, është çështja e emrit.

“E vërteta politike është se marrëveshja e NATO-s dhe marrëveshjet për BE kërkojnë që vendimet për anëtare të reja të sillen me konsensus dhe nuk ka përcaktim për votim të shumicës dhe për ato shkaqe mungesa deri më tani për zgjidhje të pasukseshme për emrin është element i rëndësishëm që e mban Maqedoninë ende prapa. Jam i sigurtë se kjo është shumë dekurajuese për njerëzit në Maqedoni”, tha ministri Lidington në pyetjen nëse dhe si Britania e Madhe do ta mbështesë Maqedoninë në Samitine ardhshëm të NATO-s në Varshavë.

Ai shfaqi shpresë se Qeveria e re e cila do të zgjedhet në qershor, siç tha, do të arrijë të bëjë hap përpara jo vetëm lidhur me programin për reforma të brendshme, por edhe në bisedimet me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *