Home / Kryesoret / Ministri hungarez: Maqedonia, Gjeorgjia dhe BeH-ja sa më shpejtë të ftohen në NATO
BUDAPESTË (AA) – Ministri i Tregtisë dhe Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, deklaroi se Maqedonia, Gjeorgjia dhe Bosnja dhe Hercegovina duhet të ftohen sa më shpejtë në NATO, ( Macaristan Dış Ticaret ve Dışişleri Bakanlığı - Anadolu Ajansı )

Ministri hungarez: Maqedonia, Gjeorgjia dhe BeH-ja sa më shpejtë të ftohen në NATO

Ministri i Tregtisë dhe Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, deklaroi se Maqedonia, Gjeorgjia dhe Bosnja dhe Hercegovina duhet të ftohen sa më shpejtë në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se NATO do të ishte në mënyrë shtesë më e fuqishme dhe ndikuese nëse do të pranonte anëtare të reja.

“NATO tregoi guxim kur ftoi Malin e Zi të bëhet vend anëtarë i Aleancës. Në rrethanat ekzistuese, në kërcënimin e ri global, paraqiten kërcënime të reja ndaj NATO-s nga jugu dhe veriu. Prandaj është i nevojshëm përshpejtimi i politikës së zgjerimit të Aleancës”, tha Szijjarto.

Më pas ai theksoi se nevojitet sa më shpejtë të pranohen anëtare të reja në NATO meqë, siç tha, ekzistojnë shumë kërcënime për sigurinë në mbarë botën.

“Hungaria dëshiron që Maqedonia, Gjeorgjia dhe Bosnja e Hercegovina sa më shpejtë të ftohen në Aleancë. Integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në NATO do ta bënte rajonin edhe më të sigurtë”, tha ministri hungarez

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *