Home / Kryesoret / Ministri i Arsimit të Turqisë, Nabi Avcı vizitë në Shqipëri
TIRANË (AA) – Ministri i Arsimit të Turqisë, Nabi Avcı ( i pari djathtas)ndodhet në Shqipëri për një vizite jozyrtare, një ditore, raporton Anadolu Agency (AA). Ministri Avcı është pritur në Aeroportin "Nënë Tereza" nga përfaqësuesit e Ambasadës së Turqisë në Tiranë. ( Malik Hasa - Anadolu Ajansı )

Ministri i Arsimit të Turqisë, Nabi Avcı vizitë në Shqipëri

Ministri i Arsimit të Turqisë, Prof. Dr. Nabi Avcı ndodhet në Shqipëri për një vizite jozyrtare, një ditore, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Avcı është pritur në Aeroportin “Nënë Tereza” nga përfaqësuesit e Ambasadës së Turqisë në Tiranë. Gjatë ditës së sotme Avcı do të marrë pjesë në simpoziumin e organizuar për shkrimtarin dhe poetin turk me origjinë shqiptare, Mehmet Akif Ersoy.

Pas pjesëmarrjes në simpoziumin i cili do të organizohet në Tiranë pritet të vizitojë xhaminë e njohur në kryeqytetin shqiptar të Et’hem Beut.

Më pas Avcı pritet të zhvillojë një vizite edhe në institucionet turke në Shqipëri si ambasadën e këtij shteti, Agjencinë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) dhe Qendrën Kulturore Turken në Tiranë “Yunus Emre”.

Ministri i Arsimit të Turqisë, Avcı pritet të përfundojë vizitën e tij në Shqipëri sot në darkë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *