Home / Kryesoret / Ministri Jolevski për vizitë pune në Kroaci dhe Slloveni
IDOMENI (AA) – Në qendrën për pritje të refugjatëve në Idomeni, i cili gjendet në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, gjendja e refugjatëve vazhdon të përkeqësohet çdo ditë e më shumë, për shkak se numri ka arritur rreth 13 mijë refugjatë dhe nevojat e tyre themelore për jetesë nuk mund të sigurohen. ( Besar Ademi - Anadolu Ajansı )

Ministri Jolevski për vizitë pune në Kroaci dhe Slloveni

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Zoran Jolevski, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Kroaci dhe Slloveni.

Gjatë vizitës, ashtu siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Jolevski do të realizojë shumë takime, mes të cilave edhe me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me ministrin kroat të Mbrojtjes Josip Buleviq, dhe me ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Andreja Katiq.

Ndryshe, Sllovenia ka filluar të zbatojë një politikë të re kufitare për migrantët, si pjesë e tentativës për të mbyllur shtegun ballkanik nga Greqia në Evropën Perëndimore.

Vetëm ata që kanë në plan të lajmërohen me kërkesa për azil, ose ata që kanë nevoja humanitare do të lejohen të hyjnë në vend, transmeton Klan Kosova.

Si kundërveprim, Serbia ka thënë se do t’i mbyllë kufinjtë me Maqedoninë dhe Bullgarinë për të gjithë ata që nuk kanë dokumenta valide.

Një varg veprimesh si këto e kanë bërë të paqartë të ardhmen e zonës Shengen.

Tetë anëtarë, përfshirë Austrinë, Hungarinë dhe Sllovakinë, kanë shtrënguar politikat kufitare, duke lënë mijëra migrantë në Greqi.

Europa është duke u përballur me valën më të madhe të migrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *