Home / Kryesoret / Mogherini mbyll vizitën në Tiranë, takon liderin e opozitës
TIRANË (AA)- Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini (majtas), gjatë vizitës së saj në Tiranë ka konfirmuar mbështetjen e saj, por edhe të Bashkimit Europian, për procesin e reformave në vend, por edhe për procesin e integrimit të vendit në BE. Shefja e diplomacisë europiane pas takimit që ka patur me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama (djathtas), kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët për mediat. Rama në fjalën e tij u ndal edhe tek kriza e refugjatëve, ku theksoi se Shqipëria nuk do të hapë kufirin, por sipas tij as nuk do të vendosë mure, duke shtuar se janë të gatshëm të marrin si vend pjesën e përgjegjësisë. ( Olsi Shehu - Anadolu Ajansı )

Mogherini mbyll vizitën në Tiranë, takon liderin e opozitës

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka mbyllur vizitën e saj në Tiranë, ku takimin e fundit e ka patur me kreun e opozitës shqiptare, Lulzm Basha.

Pas këtij takimi, Basha ka dhënë një prononcim për mediat, ku ai ka theksuar se në fokus të takimit me zyrtaren e lartë europiane ishta situata politike në vend.

Basha gjithashtu theksoi se është folur edhe për reformën në drejtësi, ku ai ka shtuar se Partia që ai drejton mbetet faktori më i interesuar për një drejtësi të reformuar dhe të pa korruptuar.
Shefja e diplomacisë të Bashkimit Europian u takua dje edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, Kryeministrin, Edi Rama, si dhe me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Ajo mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, ku bëri apel që Parlamenti të miratojë reformën në drejtësi.

Presidenti Nishani në takim me Mogherinin theksoi se reforma në drejtësi dhe lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reforma të tjera në fusha kyçe janë me rëndësi jetike për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Mogherini me takimin që ka patur sot në mëngjes me kreun e opozitës dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka mbyllur vizitën e saj zyrtare në Tiranë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *