Home / Sport / Mourinho sjell argjentinasin te United

Mourinho sjell argjentinasin te United

Jose Mourinho te klubi i ri prioritet do ta ketë transferimin e sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuain.

Manchester United janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për sulmuesin e Napolit, Gonzalo Higuain, shkruan Corriere dello Sport.

Por, klauzola e largimit të 28-vjeçarit kap shifrat prej 94.5 milionë euro, ndërsa United është i gatshëm që të paguajë një shumë më të vogël se sa parashihet në kontratën e argjentinasit me skuadrën napolitane.

Kujtojmë se Paris Saint-Germain dhe Chelsea janë gjithashtu të gatshëm të transferojnë argjentinasin, i cili ka shënuar 25 gola gjatë këtij sezoni në Serie A.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *