Home / Lajme / Rajon / Mustafa fton opozitën të heq dorë nga dhuna dhe të kthehen në Kuvend

Mustafa fton opozitën të heq dorë nga dhuna dhe të kthehen në Kuvend

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa edhe njëherë i ka bërë thirrje opozitës, që të kthehet në Kuvend, për të diskutuar për problemet që i shqetësojnë ata.

Mustafa po ashtu ftoi subjekte të veçanta të opozitës, që të heqin dorë nga dhuna, për arritje të qëllimeve politike.

Megjithëse një pjesë e opozitës tashmë ka vendosur që ta braktisë Kuvendin, Mustafa thotë se opozita e ka vendin në Kuvend, e jo në rrugë. Ndërsa shprehet i bindur se Qeveria me ose pa opozitën, do ta realizojë mandatin e saj qeverisës, deri në qershor të vitit 2018-të, duke pohuar se për këtë nuk ka fare dyshim.

Mustafa ndër të tjera tha se Qeveria e Kosovës, mbetet e përkushtuar, që të realizoj programin e vet qeverisës, të orientuar në prioritetet themelore të saj, e që janë zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, tërheqja e investimeve të jashtme, forcimin e shtetit ligjor, integrimet evropiane dhe euroatlantike.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *