Home / Kryesoret / Naser Selmani largohet nga gazeta “Vest”

Naser Selmani largohet nga gazeta “Vest”

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani është larguar nga gazeta e përditshme “Vest”. Largimi i tij vjen vetëm një ditë pasi që gazeta publikoi në ballinë titullin “Tortura në shqip” që ndërlidhen me prokuroren speciale Fatime Fetai, e cila gjatë leximit të aktakuzës për dosjen hetimore “Tortura”, foli edhe në gjuhën shqipe.

Naser Selmani më shumë se 10 vite kishte punuar në këtë gazetë.

Naser Selmani në Facebook.

Sot u thash lamtumirë kolegëve të mi në Vest, me të cilët kam punuar bashkë në 15 vitet e shkuara.

Nga zemra ju faleminderova që më pranuan si kolegë në redaksi dhe më dhanë mundësinë që të rritesha si gazetar.

Kolegët e Vestit në vitin 2010 me inkurajuan dhe më mbështetën të kandidohem për kryetar të SHGM. Besoj se ishte veprim i duhur.

Ishte e mapnudur ta fshija se më vinte keq që nuk do të punoja më me kolegët e mi, por jam I bindur se në jetë kam bërë miq të sinqertë. Ata e dinë se une duhej të largohesha nga Vest.

Ju premtova se mund të mbështetën në mua saherë që ju duuhet ndihma ime!
Kolegë, qofshi me fat!

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *