Home / Lajme / Maqedoni / Ndalohen 42 valltare në tre lokale nate në Tetovë (VIDEO)

Ndalohen 42 valltare në tre lokale nate në Tetovë (VIDEO)

19 vajza prej të cilëve 15 shtetase të huaja dhe katër nga Maqedonia janë ndaluar gjysmë ore pas mesnate në aksionet kontrolluese të realizuara në dy lokale nate në Tetovë, njoftojnë nga Sektori ëpr Punë të Brendëshme në Tetovë.

Dy netë radhazi policia ka kryer kontrolle në objektin hotelerik Oriental As në Zherovjan pronë e A.A 26 vjeçarë nga Bogovina ku ishin ndaluar katër shtetase të huaja edhe atë dy nga Sërbia, një nga Sllovenia, Bullgaria dhe tetë nga Maqedonia, raporton Televizioni Koha.

Në aksionin tjetër policia ka zbuluar edhe tetë shtetase të huaja, shtatë nga Sërbia dhe një nga Bosnja e hercegovina të gjitha të moshës nga 21 e deri 28 vjeçe, të cilët kanë punuar si valltare argëtese.

Poashtu aksion tjetër është realizuar edhe në lokalin e natës “Enerxhi” që ndodhet në dalje të Tetovës në rrugën për në Saraqinë, pronë e N.A 37 vjeçarë nga Tetova. Në këtë lokal janë ndaluar 7 shtetase të huaja, dy nga Shqipëria, Sërbia dhe Bullgarua dhe një nga Mali I ZI, të cilët kanë tentuar të fshihen dhe ikin nga lokali por janë ndaluar nga policia. në këtë lokal, sipas Policisë së Tetovës, janë ndaluar edhe katër shtetase të Maqedonisë, dhe pas kryerjes së bisedës informative janë lëshuar. 15 shtetaset e huaja së bashku me pronarët e lokaleve janë arrestuar në Policinë e Tetovës, me ç`rast vajzat nën dyshimin se kanë keqpërdorur qëndrimin turistik në vendin tonë janë dorëzuar në Njësinë për kriminalitet ndërkufitarë, migracion dhe riatdhesim, ku do të vërtetohen detajet tjera për qëllimin e qëndrimin e tyre dhe punën në këtë rajon, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, gjatë tre netëve të kaluara, policia ka realizuar aksione kontrolluese në tre lokale nate, dy herë në Oriental në Zherovjan, një në Erdi Boss në Zhelinë dhe një në Enerxhi në Tetovë. Gjithsej në këto kontrolle janë ndaluar 42 vajza, prej të cilëve 23 janë shtetase të huaja dhe 19 të Maqedonisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *