Home / Lajme / Maqedoni / Ndërron jetë profesori Mahmud Hysa

Ndërron jetë profesori Mahmud Hysa

Ka ndërruar jetë sot, në Prishtinë, Prof. Dr. Mahmud Hysa, si pasojë e një ataku kardiak. I lindur në Dibër të Maqedonisë, ai kreu studimet në Universitetin e Beogradit, dega e albanologjisë.

Pas një pune disavjeçare në gjimnazin e Dibrës, ku kishte lindur, një kohë punoi në arsimin e Maqedonisë, e pastaj u zgjodh profesor në Universitetin e Prishtinës, në degën Letërsi e gjuhë shqipe.
Ai ishte një ndër profesorët e parë gjatë themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku ka ligjëruar historinë e letërsisë. Ai është autor i shumë librave dhe botimeve shkencore nga kjo fushë.

Profesori Hysa ishte aktiv me shkrimet e tij në shtypin ditor në Prishtinë dhe Shkup deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Ishte fituesit e çmimit për vitin 2015 i Ministria e Kulturës së Maqedonisë.

Në Universitetin e Prishtinës ai për shumë vite ligjëroi historinë e letërsisë shqiptare. Është autor i një numri të madh veprash me rëndësi për historinë e letërsisë dhe të kulturës shqiptare. Ndër të tjera ka shkruar: Alamiada shqiptare; Kongresi i Dibrës 1909-2004. Është autor i teksteve nga letërsia e vjetër shqiptare; I veprës Andon Zako Çajupi (Jeta dhe veprat); I Gjurmëve të letërsisë̈ arbëreshe; Letërsia (me shembuj) i tekstit për kl. I të shkollave të mesme, bashkautor me Xhevat Gega, dhe e një varg veprash të tjera.

Në kohë të fundit posaçërisht u mor me krijimtarinë e pasur të Ibrahim Kadriut.

Familjarë, tash të të ndjerit Prof. Dr. Mahmut Hysa, bëjnë të ditur se ai do të varroset nesër, në Dibër, në vendlindjen e tij.

Me këtë rast, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, shprehë ngushëllimet më të sinqeta me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit të njohur të letërsisë dhe bashkëpunëtorit të Institutit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Një koment.

  1. Sali Ramadani-Uskana

    Sali Ramadani-Uskama
    AFËRSIA DHE KRENARIA DIBRANE-USKANASE
    (me df.Akad.Prof.Dr.M.HYSËN)
    Në vend në dhjetra-qindra faqe,si rëndomë,fillimisht,me një ose më shumë,tituj-nëntituj,komplet në (ri)botim!…
    Me de facto Adak.Prof.Dr.Mahmud Hysën na lidhin vija përafrimi tradicional shumëdimensional:
    1). Afërsia që nga:Pellazgia-Iliria-Penestia-Uskania-Arbëria-Shqiptaria…tradicionale Dibrane-Uskanase
    2).Qëndrimet dhe bashkëpunimet shumëvjeçare,sidomos,gjatë LDB(1939-45)-tradhtia serbo-sllavo-m.,deri më sot…
    3).Afërsia dhe bashkëveprimi tradicional dekada me radhë(sidomos 1967/1968…) dhe preokupimet (gati) identike…
    4). Shkolla Normale Shqiptare”Liria”-Shkup,më pas e sot:Gjimnazi”Zef Lush Marku”,qëndruar e pashuar!
    5).Edhepse nga dy gjenerata kohore,të dy shteteve të ndryshme universitare,lidhja e pandërprerë…
    6). Që të dy,fillimisht,bashkëpunëtorë të arsimit,me ca oscilime,por të lidhur si “ashti me kockën”…
    7). Që të dy gjeneratë e të Madhit,d.f.Akad.Prof.Dr.Petro Janura,fillimisht,i dyti i albanologut të ri nga Manastiri…
    8). Pa angazhimin e Prof.M.Hysa,krahas drejtorit M.Marku etj.,Gjimnazi nuk hapej as me dekada(sic?!)
    9). Bile,(v.1960)B.Cërrvenkovski(o-viçi)matuf, ibid.antishqiptar,të dyve”mat”:”Bre,çfarë revolucionari?!)…
    10). Bile në Uskanë,edhe fillorja tejet vonë,Gjimnazi-“hapu-mbyllur”,ca herë,me dekata të tëra…
    11). Bile emërtimi i huaj që të dy tejet vonë shqip,Uskana tani shpejt,por ende me “patarica”:sllavo-m.
    12). Dibranët ia imponuan(1969)kandidimin për Kryetar Komune të Dibrës,presioni shtazarak,por…
    13).Ibid.në Uskanë(1967)K.-Deputet,bashkëbiseduesi,por presioni deri në arrestm…(1969-1975…)
    14). Dibranët,përkrahur,u pezmatuan,vetë s’e nënshkroi:”Eh,sikur ta kishim ne Kandidat Uskanasin…?!”
    15).Dibranit ia imponoi populli,me qëllimet më të mira,por ibid.ishte aventurë,se “fitoi”sërish,analfabeti…
    16).Uskanasi,ende jeton me “aventura”,por ai e k(a-ishte)në profesion,ca herë në burgje,sa herë para vdekjes?!..
    17).Dibrani ishte dhe mbeti më i mençur,nuk iu largua profesionit fisnik,Uskanasi edhe sot”aventurier”!…
    18). I Pari,fillimisht,arsimin,shkencën dhe kulturën me suksese deri në piedestal,me N.Bellçishtën,llom Kaleshin!…
    19). I Dyti,kryesisht,çështjen Kombëtare,poezinë,gazetarinë etj.,por në në binarë të njëjtë,a të ngjajshëm…
    20). Që të dy ibid.të përbashkët,gati identike:gjithë jetën për komb dhe krijimtari(gati)universale,por…
    21). I Pari përfundoi me brenga,I Dyti kursesi të ndalet:Do të shkojë deri në Fund,ose në PAFUND!
    22). Koha-NËNË,do ta bëjë të veten dhe priten kthesa historike,ose turpe “patriotike:?!
    23). De facto Akad.Prof.Dr. Mahmud Hysa,u nda vetëm fizikisht,ndërsa mbeti stoik dhe i pathyeshëm!
    24). Lidhur që të tria poezitë e përkushtuara,shpërblyera dhe (ri)botuara (1959,1961,1967,2015,2016)…
    25). E para,shpërblimin “Jeta e Re”,nr.6/1959:”Dhembja e Nanës”-Dibranit maturant,Qenan Mejzini…
    26). E dyta,ibid.nr.6/1961:”Poetit të skamjeve”,nga tema e maturës,përgatitur nga mentori Pros.M.Hysa
    27). E treta,tri vëllime:”Skënderbeu-Dibra-Vatra”,-“Dibër Heroike”(fragmente-tërmetit),”Rilindja”-Prishtinë,1967
    28). Të tjerat,gjatë përgatitjes së kryevëllimeve në rreth 100 tituj:“Çështje Shqiptare-Si? Të zgjidhen”?!
    PS:(ri)botimi bashkërisht,ose edhe veçmas,në një ose edhe katër faqe të veçanta:artikulli dhe tri poezi-përkushtime.
    Me përkujtimet më të thella: SALI RAMADANI-USKANA
    Sali Ramadani-Uskana

    DHIMBJA E NANËS

    (Shokut të shkollës-Qenan Mejzinit,”Jeta e Re”,nr.6/1959-Dibër-adaptuar për ibid.df.Akad.Prof.Dr.Mahmud Hysën)

    As pranvera nuk t’i çeli buzët e ngrime-
    Plisi i nxim prej llomi
    S’e pa dritën e lume,
    Filiza e njomë e Nanës!
    Rrugëve t’i zgjata eshnat
    E të ngula shtyllë në votër-
    Ti mu bane, edhe sy, edhe veshë, edhe duer,
    Shpresa e bardhë e Nanës!
    Ta vara strajcën mbi krah
    – E hapat i puthësinë largësitë-
    Sa shpërtheve n‘peshëmbëdhetë sytha,
    Lulja e Kuqe e Nanës!
    Më dhurove shikimin e mbramë,
    E unë i hapa duert,
    Të thash”-Udha e mbarë,
    Sylaroshi i Nanës!
    Dhe,ta ruajta, mollëm ma t’kuqe,
    Prita të bahem e re
    Nën krahët e gjoksit tand,
    Drita e Bardhë e Nanës!
    …Tash,sa herë çelin lulet,
    Fyryra jote e buzëqeshun
    N’kujtim m’përcllon si varrë,
    Lulja e kositun e Nanës!

    Sali Ramadani-Uskana
    ……………………..
    Kjo vjershë fitoi shpërblimin më të lartë,të parin dhe të fundit të revistës letrare “Jeta e Re”,bashëkërisht me Akad. Prof.Dr. Besim Bokshin dhe Adem G.,me tirazhin më të madh (ndër)kombëtar në Botç,në krahasim me numrin e popullësisë,me rastin e dhjetëvjetorit të daljes së saj dhe u botua në nr.6/1959,Prishtinë.
    …………………………………………………………………………………………………….

    Sali Ramadani-Uskana
    POETIT TË SKAMJEVE
    “Unë kam qarë kur e lexova Migjenin. Mua s’m vjen turp të them se qava,por më vjen turp të them, që vetëm tani,
    në moshën 43-vjeçare,munda ta njoh, këtë poet të mrekullueshëm. Nikollai,kritik letrar rumun
    Ti – poet vuejtjeje e mjerimi,
    Guxim shpirti, faqebardhë;
    Ti – viga, sa uja e dëshprimi –
    Noton mbi malet legjendar.

    Hijet ecin, e në heshjte – kah malet fluturojnë,
    Çerdhet cicërojnë, e ‘i zog mbi shpate kurrë s’pat uzdajë,
    Do zgavra t’unta, si valët ulërojnë –
    Do currila lotësh shkrihen në vajë.

    Sa t’kujtoj, m’rradhiten njimijë pamje në sy –
    Kësula prej llomi,kësula t’zgavrueme,
    Rrece,si letra,rrece me egjër e u’,
    Buzët me drengëza, buzët e shkrumueme…

    Të quaj – vëlla, me krah madhënue,
    Mësues,që kah kanga, m’udhëzon,
    E unë, jam grimë, n’ajr tu’ flut’rue,
    O mik,që zani dhe sot,t’kumbon!

    Ti, o mjeshtër – kangëtar’ i vegjëlisë,
    I t’mjerit e t’shkretit, që shekujt e shuen!
    Ti – që, flakën ia kalle krejt anmiqësisë,
    Se lutjet e gjujëve,zorrët i tërbuen!

    Ti, je,Fole,ku Shqipet Këndojnë –
    Migjen i Madh, o Trim – Luftar,
    Ti, je Tufë Rrezesh,që Dritën Lëshojnë…
    “ për një agim të lum e të drejtë kombëtar”.
    SALI RAMADANI-USKANA
    (U botua në “Jeta e Re”,nr.6;1961,Prishtinë,nga përmbledhja “Klithma”,përgatitur si temë e maturës,në Gjimnazin e Dibrës,nën përkujdesjen e Prof.Mahmut Hysës),rast,me të cilin,Esat Mekuli e kishte cunguar rreshtin e dytë dhe të katër, të strofes së fundit(sic!),pikërisht rreshtin e Migjenit(sic?!),duke ma pranuar me një rast,se nuk ka guxuar(sic?!),se mund të ndërpritejë dalja e revistës së vetme letrare shqiptare në Prishtinë:“Jeta e Re”(sic?!),por me atë rast nuk e dramatizova,ndërsa më vonë…,temë e gjatë,e (ri)botuar shkurt,por do të përfundojë në momentin më të duhur,sepse…
    ………………………………………………………..

    Sali Ramadani-Uskana
    DIBËR HEROIKE
    (FRAGMENTE nga poema-epope:”Skënderbeiu-Dibra-Vatra”)
    Me rastin e tërmetit të kobshëm katastrofal të v.1967,(ri)botuar në “Rilindja”,Prishtinë,10.12.1967)
    Kumti,më i zi,se korbi,
    më i errët,se nata,
    më i kobshëm,se VDEKJA,
    Kasaba e lashtë,
    Qyteti i dallgave të furishme,
    i shtërngatave,
    Vatra e zjarrit,
    E flakës,së kallur,gjer në majën e Qiellit,
    Çerdhja e Zemrave Fisnike,Mikpritëse,
    E BUKËS,
    E KRIPËS,
    E ZEMRËS,
    Fole e Shqiponjave Krenare,
    Të PAMPOSHTURA,
    Ballin Lartë
    e Parzmën Përpara!
    Dibra e Madhe,pothuajse,tërësisht,
    Gjer në palcë,
    U rrënua!
    DIBRA E MADHE,
    DIBËR KRENARE!

    Në Dibër, sot,
    për një çast,
    përtrihen të gjitha valët e kohërave,
    Në sytë e Dibranëve,
    Për një çast të përlotur,
    Ndiej guximin e pathyer,
    Fuqinë e pashoqe,
    Për t’i Shpallur LUFTË,
    Edhe stihisë,
    Edhe natyrës,
    Për ta Mposhtur atë,
    Si çdo Dallgë Tjetër –
    Se Vetë DIBRANËT,S’MPOSHTEN K U R R Ë!…
    Për tu kthyer MENJËHERË,
    Me BALLIN LARTË,
    GJER NË QIELL,
    Drejt Avenirit,
    Se DIBRA ËSHTË SOKOLESHË
    E DIBRANËT KRESHNICË,
    Si Majet e Maleve të Larta!
    DIBRA E MADHE!
    DIBËR, KRENARE!
    SALI RAMADANI-USKANA
    (Nga përmbledhja:”Skënderbeu-Dibra-Vatra”,1967,Prishtinë,nga vepra polilogjike në 100 vëllime në përgatitje:“Çështje Shqiptare-Si? Të zgjidhen!”,konform përmbledhjeve të botuara: “KOSOVA-Zermra Dardane-Ilire”,31.08.1999,Prishtinë etj.të rreth 9,gjegjësisht 30 përmbledhjeve poetike,apo rreth 100 universale).
    PS(Ri)botoni në të gjitha mediat e shkruara dhe indormative,për shkak të pengesave “teknike” të hakerëve mafiozë të FUROM-it sllavo-m.dhe shqiptarucave mjerana,të cilët orvaten të kapen për “një fije kashte”,por gjenden në agoninë më të rëndë dhe dështimin katastrofal profesional e “njerëzor”?!
    Flm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *