Home / Lajme / Rajon / Ndërron jetë vogëlushi Kristi Maze, humbi betejën për transplantin e mëlçisë

Ndërron jetë vogëlushi Kristi Maze, humbi betejën për transplantin e mëlçisë

Vogëlushi Kristi Maze ndërroi jetë gjatë operacionit të transplantit të mëlçisë në spitali “Papa Giovani 23”, në Bergamo.

Operacioni i vogëlushit, që nisi dje, zgjati 12 orë dhe për shkak te komplikacioneve, fëmija kaloi në gjendje kome. Rreth orës 7 të mëngjesit të kësaj të premteje Kristi mbylli sytë.

Të kontaktuar nga News 24 prindërit e vogëlushit që iu referohen mjekëve, pohuan se trupi i tij nuk e ka pranuar organin duke e flakur atë, megjithë përpjekjen e mjekëve për ta mbajtur në jetë. Gjithashtu operacioni është shoqëruar edhe me trompozim të disa enëve te gjakut. Më herët mjekët kishin analizuar disa organe te dhuruara, por asnjë prej tyre nuk kishte përputhshmëri për t’u transplantuar. Sipas procedurave, rasti po hetohet nga karabinierët e Bergamos për të zbardhur plotësisht ecurinë e operacionit.

11 vjeçari, Kristi Maze ndodhej i shtruar prej 4 muajsh në spitalin e Bergamos. Fëmija i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje me sonda para transplantit, teknikë përmes së cilës mjekët italiane zëvendësuan venën e bllokuar me një enë artificiale.

Pas operacionit të parë fëmija pati një përmirësim të dukshëm të fizikut, aq sa mjekët u binden që ai mund t’i nënshtrohej transplantit, me besim tek një sukses të mundshëm. Kjo edhe për faktin se gjatë viteve të fundit në të njëjtin spital janë kryer me sukses 7 transplante të mëlçisë tek fëmijë shqiptarë.

Për shtrimin dhe kurimin e Kristi Mazes në spitalin e njohur italian kontribuuan qindra qytetare shqiptare, qe iu bashkuan thirrjes se News 24 “Të shpëtojmë Kristin e vogël”. Në kohë rekord u grumbulluan 170 mije euro, të domosdoshme për të përballuar kostot e transplantit. Nga ana e saj familja kishte qe nga muaji tetor 2014 qe priste me sytë nga ministria e Shëndetësisë për ta dërguar fëmijën në Turqi. Atëherë familja akuzoi ministrinë se nuk kishte bere asgjë për t’i mundësuar fëmijës transplantin e mëlçisë, operacion që nuk realizohet ne Shqiperi. Familjaret fajësuan publikisht ministrinë e Shëndetësisë për mbajtjen te fshehte për një vit rresht të përgjigjes së ardhur nga Turqia.

Përballë heshtjes se institucionit përgjegjës prindërit e vogëlushit iu drejtuan për ndihmë televizionit News24 duke prerë njëherë e mirë marrëdhëniet me Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo e fundit reagoi me një vit vonese duke lëvruar afër 120 mije euro për transplantin, ndërkohë që shuma e duhur ishte siguruar falë kontributit vullnetar të qytetarëve dhe biznesmenëve.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *