Home / Kryesoret / Ndodhë në Maqedoni: I dyshuari për kriminalitet zgjedhor në tavolinë të njejtë me Ivanovin në Këshillin e sigurimit

Ndodhë në Maqedoni: I dyshuari për kriminalitet zgjedhor në tavolinë të njejtë me Ivanovin në Këshillin e sigurimit

Një i dyshuar nga Prokuroria speciale për kriminalitet zgjedhor u ul në tavolinë me Presidentin Gjorgji Ivanov në Këshillin e sigurimit, raporton TV Telma

Bëhet fjalë për këshilltarin e Agjencisë së intelegjencës K.T. i cili edhepse nuk ishte në listën e të ftuarve, në takim arriti në shoqëri të Drejtorit të kësaj Agjencie.

Prokuroria speciale kërkoi paraburgim për të dyshuarin K.T. për rastin “Titanik” për shkak të mundësisë për të ndikuar te dëshmitarët. Mirëpo, gjykata, si edhe në rastet tjera edhe në këtë rast nuk pranoi kërkesën e PSP dhe la të lirë bashkëpunëtorin e ish Ministres Gordana Jankullovska, që pas dorëheqjes së saj u transferua në Agjencinë e inteligjencës.

Pas vendimit skandaloz të Gjykatës kushtetuese, tani ky i akuzuar mund të kërkojë dhe të fitojë falje nga Gjorgji Ivanovi për veprën për të cilën po e heton Prokuroria speciale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *