Home / Lajme / Maqedoni / Në çdo 1 sekondë Maqedonia hynë në borxh nga tre euro

Në çdo 1 sekondë Maqedonia hynë në borxh nga tre euro

Niveli i borxhit publik rritet tre euro për çdo sekondë, kështu tregon matësi i borxhit publik i publikuar nga Qendra Kërkimore për Informatikë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Kryetari i Akademisë, Taki Fiti, tha se qeveria duhet të ndalojë huamarrjen më të lartë se borxhet që duhet kthyer. “Duhet të menaxhohet racionalisht me borxhin, të shihet sa ka nevojë për të mbyllur deficitin nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër mos të teprohet me huamarrje, sepse në qoftë mobilizoni më shumë, se sa duhet të ktheni, sigurisht se borxhi do të rritet. Por them se ka shumë hapësirë për racionalizim brenda buxhetit, nëse i shihni depozitat e buxhetit ka një shpenzim joracional dhe joproduktiv dhe këtu sigurisht mund të kursehet”, deklaroi Taki Fiti, kryetar i ASHAM. Tani matësi tregon se borxhi publik është 49.18 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, apo çdo qytetar ka borxh më shumë se 2000 euro. Shifrat janë grumbulluar nga të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore. Por ndryshe nga ASHAM-i, në bazë të Ministrisë së financave borxhi i përgjithshëm publik në fund të vitit të kaluar ishte 46,5 %. Matësi i Akademisë ka shkaktuar reagime të ashpra nga VMRO DPMNE-ja në pushtet. “Atë që deri dje e shtynin politikisht OJQ-të dhe portalet e LSDM-së dhe të Soros-it, u bë “zbulimi i fundit shkencor” i Taki Fitit dhe ASHAM-it, e pasqyruar në ” matësin” që mat borxhin shtetëror. I njëjti “matës” me të cilin LSDM-ja manipulonte qytetarët në vitin 2014 “, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. Kryetari i ASHAM-it, thotë se të dhënat janë reale. “Mendoj se janë reale të dhënat për shkak se këto të dhëna vijnë nga Banka Botërore, dhe ajo i merr nga Ministria e financave. Sipas kësaj këtu nuk ka manipulim me të dhëna, gjithçka është e vërtetë”, tha Taki Fiti, Kryetar i ASHAM-it. Derisa matësi në çdo sekondë mat rritjen e borxhit publik, Ministria e Financave sot nga huadhënësit e brendshëm mori hua rreth 2,1 milionë euro, edhe pse deri në ankandin e ardhshëm nuk ka borxhe të vjetra për tu shlyer. Deri në qershor janë planifikuar 14 ankande të letrave shtetërore me vlerë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *