Home / Kryesoret / Në Idomeni nuk sigurohen nevojat themelore të refugjatëve
IDOMENI (AA) – Në tërë territorin e Greqisë ndodhen rreth 25 mijë refugjatë, ndërsa vetëm në qendrën për pritje të refugjatëve në Idomeni, momentalisht qëndrojnë rreth 9 mijë refugjatë, mes të cilëve ka që edhe me javë presin për të vazhduar udhëtimin drejt vendeve vendeve evropiane. ( Besar Ademi - Anadolu Ajansı )

Në Idomeni nuk sigurohen nevojat themelore të refugjatëve

Në tërë territorin e Greqisë ndodhen rreth 25 mijë refugjatë, ndërsa vetëm në qendrën për pritje të refugjatëve në Idomeni, momentalisht qëndrojnë rreth 9 mijë refugjatë, mes të cilëve ka që edhe me javë presin për të vazhduar udhëtimin drejt vendeve evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatat humanitare që veprojnë në Idomeni theksojnë se nuk kanë mundësi të sigurojnë as nevojat themelore të refugjatëve, përfshirë edhe ushqimin, pasi që qendra për pritje është e tejmbushur nga numri i madh i refugjatëve të cilët tashmë janë të bllokuar në “tokën e askujt”, për shkak të masave të rrepta të kontrollit ndaj refugjatëve në vendet përgjatë “rrugës ballkanike”.

Në hyrje të qendrës për pritje të refugjatëve është i vendosur edhe një dyqan në rrugë, për ushqim të shpejtë, ku radhë të gjata të refugjatëve presin t’iu shërbehet. Ata të revoltuar nga çmimet e larta, vazhdojnë të blejnë ushqim nga ky dyqan, për shkak se për të marrë ushqimin e siguruar nga organizatat humanitare nevojitet të presin me orë të tëra në radhë.

“Tashmë që gjashtë ditë ndodhemi këtu dhe nëse ushqehesh dy herë në ditë më së paku të nevojiten 10 euro. Organizatat humanitare përpiqen të na ndihmojnë, por në këtë kamp ndodhen gati 10 mijë persona. Nëse pret në radhë do të duhej rreth pesë orë për të marrë ushqimin. Çmimet e këtij dyqani janë të shtrenjta për refugjatët, mirëpo nuk kemi rrugëdalje tjetër, pasi që bëhet fjalë për bukë dhe patjetër duhet të ushqehesh”, thotë Ardellani nga Iraku.

Në këtë dyqan të improvizuar një çaj kushton 1 euro, një kafe 2 euro, ndërsa patate me një copë buke kushton 5 euro. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme disa grupe refugjatësh vendosën të braktisin kampin e refugjatëve në Idomeni për shkak të kushteve të mjerueshme për jetesë.

Disa familje siriane ishin vendosur në një kamp të sapondërtuar rreth 25 kilometra larg kufirit greko-maqedonas, ku siç thonin ata, do të qëndrojnë deri sa të hapet kufiri. Ata tashmë dy ditë qëndrojnë në këtë kamp, mirëpo gjatë tërë ditës së djeshme vetëm në mëngjes iu është ofruar ushqim.

Gjithashtu lexo

Kuvend, fillon pushimi vjetor për deputetët

Pas shkarkimit të Marko Zvërlevski nga pozita e kryeprokurorit publik, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *