Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni do të paguajnë tatim edhe ato që fitojnë në Internet

Në Maqedoni do të paguajnë tatim edhe ato që fitojnë në Internet

Drejtoria e të hyrave publike, këtë vit pret rritjen e paraqitjes së tatimeve nga qytetarët që fitojnë në Internet.

Për ato që do të harrojnë t`i paraqesin përfitimet e tyre online, Drejtoria Tatimore thotë se ka mënyra se si t`i zbuloj, transmeton zhurnal.mk

“Njëra prej kategorive të obliguesve që duhet të dërgojnë paraqitjen vjetore për tatimin personal, janë qytetarët që në vitin 2015 kanë realizuar të hyra përmes Internetit nga : e-tregtia, shërbime të kryera prej faqeve të specializuara, ashtu si janë www.freelancer.com, www.upwork.com dhe të tjera, nga vendosja e reklamave në faqet e tyre personale dhe nga bastet e ndeshjeve sportive.

Kjo mënyrë e fitimit të ardhurave është në rritje, ndërsa DHP ka mënyra për t`i zbuluar dhe tatimuar ato që realizojnë të hyra në këtë mënyrë.

Shumë qytetar po kërkojnë sqarime nga DHP nëse duhet që të lajmërojnë tatimin e fitimit që e kanë përmes dhënies së shërbimeve përmes kompjuterit”, deklaroi Vesna Novakoviq, zëdhënëse e DHP-së, transmeton zhurnal.mk

Paraqitja e të ardhura mbi të gjitha bazat në DHP është duke u realizuar. Deri më tani në DHP kanë arritur 109.939 paraqitje vjetore tatimore, ku 526 prej tyre janë dërguar përmes sistemit e-tatime. Qytetarët kanë kohë deri me 15 mars për ta kryer këtë obligim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *