Home / Kryesoret / Në Maqedoni ka 3 herë më shumë kisha se xhamia

Në Maqedoni ka 3 herë më shumë kisha se xhamia

Në Maqedoni sipas të dhënave zyrtare ka 1852 kisha, pra objekte fetare të besimit krishter dhe 580 xhami të besimit mysliman, shkruan Zhurnal.

Këto të dhëna tregojnë qartë se numri i kishave në raport me xhamitë është 3 herë më i madh.

Jozyrtarisht një numër i madh i kishave dhe objekteve tjera fetare të besimit krishter në Maqedoni janë ndërtuar pas vitit 2000 me qëllim për të ngritur vetëdijen tek maqedonasit që përmes religjionit të ruajnë kombin dhe identitetin e tyre.

Pas vitit 2001 për herë të parë ish-ministri i policisë Lube Boshkovski ndërtoi kryqin gjigand në malin Vodno të Shkupit, ndërsa aksioni për ndërtimin e kryqeve dhe kishave vazhdoi edhe më tej, duke shkelur të gjitha parimet pasi në vitin 2002 në kompleksin e Spitalit Shtetëror në Shkup u ndërtua kisha maqedonase përballë klinikës së stomatologjisë.

Kjo dinamikë vazhdoi me një intensitet të madh ku kisha u ndërtua edhe në stacionin e vjetër të autobusëve urban në Shkup, menjëherë prapa Bibliotekës universitare.

Ndërsa në vitin 2014 kisha gjigante u ndërtua prapa Parlamentit të Maqedonisë, në qendër të Shkupit.

E gjithë kjo dëshmon invazionin e madh për të imponuar religjionin krishter me çdo kusht në Maqedoni.

Ndryshe në Maqedoni ka 29 objekte fetare të kishës katolike, 12 të kishës evangjeliste dhe 3 objekte fetare të komunitetit hebraik.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *