Home / Lajme / Botë / Në New York mbahet premiera e filmit “Batman v Superman: Dawn of Justic”
NEW YORK (AA) - Në New York të dielën u shfaq premiera e filmit "Batman kundër Superman: Agimi i Drejtësisë" (Batman v Superman: Dawn of Justice), raporton Anadolu Agency (AA). Foto: John Corbett ( Selçuk Acar - Anadolu Agency )

Në New York mbahet premiera e filmit “Batman v Superman: Dawn of Justic”

Në New York të dielën u shfaq premiera e filmit “Batman kundër Superman: Agimi i Drejtësisë” (Batman v Superman: Dawn of Justice), raporton Anadolu Agency (AA).

Premiera u mbajt në sallën Radio City Music Hall, dhe u ndoq nga aktorë të famshëm dhe figura publike si Ben Affleck, Henry Cavill, Harry Lennix, Amy Adams, Jesse Eisenberg, Will Smith dhe John Corbett.

Ben Affleck para gazaterëve ka thënë se për shkak të filmit çdo mëngjes në ora gjashtë ka shkuar në palestër, “sepse duhej të ishte një superhero”.

Rolet kryesore në filim që kishte elemente nga romani i ilustruar “Batman: The Dark Knight Returns” të autorit Frank Miller  nga viti 1986, ku Ben Affleck luan rolin e Bruce Wayne (Batman) dhe Henry Cavill luan rolin e Clark Kent (Superman).

Me rastin e premierës janë ndërmarrë masa të shtuar të sigurisë, kurse disa rrugë ishin mbyllur për trafik.

Regjisor i filmit ishte Zack Snyder, kurse skenarin e shkroi David S. Goyer. Pritet që shfaqja e filmit në kinema të bëhet më 25 mars.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *