Home / Kryesoret / Në një aksion të Prokurorisë për krim të organizuar konfiskohet kompjuteri i Zoran Zaevit

Në një aksion të Prokurorisë për krim të organizuar konfiskohet kompjuteri i Zoran Zaevit

Dy kompjuter të konfiskuar dhe marrje në pyetje të më shumë personave, kryesisht votues, është epilogu i aksionit të djeshëm në Strumicë, të cilin e realizoi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion në bashkëpunim me policinë në lidhje me veprat penale të bëra gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Strumicë, transmeton zhurnal.mk

Ashtu si vërtetuan nga Prokuroria, aksioni është realizuar në korniza të procedurës para hetimore në lidhje me parregullsi zgjedhore në Komunën e Strumicës.

“Po mblidhen dëshmi të patjetërsueshme për vërtetimin e gjendjes faktike gjatë realizimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në vitin 2014. Gjatë aksionit janë konfiskuar edhe dy kompjuter të komunës dhe në bisedime janë thirrur më shumë persona, kryesisht qytetar votues”, informuan nga kjo Prokurori, transmeton zhurnal.mk

Sipas informacioneve jo zyrtare, Prokuroria është futur në kabinetin e kryetarit të komunës së Strumicës dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev prej ju janë konfiskuar dy kompjuterët, kompjuteri i tij dhe ai i shefit të kabinetit, shkruan e përditshmja maqedonase “Dnevnik”.

Në mesin e 10 personave që janë thirrur për t`u marr në pyetje, në Strumicë po përmenden më shumë anëtar dhe funksionar lokal të LSDM-së, midis të cilëve edhe koordinatori i kësaj partie në Njësinë Zgjedhore Numër 4.

Vepra penale me të cilën po ngarkohen sipas informacioneve fillestare janë parregullsitë zgjedhore dhe ryshfeti në rrethin e parë në zgjedhjet presidenciale me 13 prill të vitit 2014.

Sipas zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov, aksioni është realizuar në zyrat e LSDM-së, dega në Strumicë.

“Tentimi i sotëm nga strukturat e prokurorisë partiake në Republikën e Maqedonisë nuk është asgjë më shumë sesa një tentim i pasuksesshëm i Nikolla Gruevskit për të ikur nga krimi i tij dhe bashkëpunëtorëve të tij të realizuar gjatë zgjedhjeve.

Nikolla Gruevski e ka të qartë se është duke rënë nga pushteti. Këtë porosi do t`ia përcjellin qytetarët e Maqedonisë në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Shilegov, transmeton zhurnal.mk

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *