Home / Lajme / Maqedoni / Në Prilep ofrohen 370 parcela për projektin “Bli shtëpi për të rinj”

Në Prilep ofrohen 370 parcela për projektin “Bli shtëpi për të rinj”

Me projektin “Bli shtëpi për të rinj” ofrohet mundësi unike që të mbështeten të rinjtë deri në moshën 35 vjeçare që të bëhen me shtëpi të tyren. Mbështetja vjen në vitet e para kur nevojiten paratë dhe ofrohet një herë në jetë, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski para qytetarëve të Prilepit të pranishëm në promovimin e këtij projekti qeveritar.

Ai theksoi se në bisedime me qytetarët për projektin “Bli shtëpi bli banesë”, kanë konstatuar se ka nevojë për krijim të një projekti të ri i cili do t’u mundësojë të rinjëve që të bëhen me shtëpi të tyren.

“Në bisedat me të rinjtë kemi kuptuar se ka nevojë për projekti të ri, i cili do t’i përfshijë të rinjtë, të cilëve në fillim të karrierës, kur nuk kanë kursime, do t’u ndihmojmë. E kemi ofruar këtë projekt “Bli shtëpi për të rinj”, me çka i kemi përmirësuar kushtet”, tha Stavreski.

Të rinjtë deri në moshën 35 vjeçare mund të marrin mbështetje të madhe nga Qeveria gjatë 11 viteve nga pagesa e kredisë banesore. Në dispozicion janë dy modele.

“Në modedlin e parë, tetë vitet e para Qeveria do të paguajë 80 për qind të këstit, kryegjënë dhe normën e interesit. Tre vitet e ardhshme Qeveria do të paguajë 50 për qind të këstit mujor. Opsioni i dytë është nëse dikush ka mjaft para për pjesëmarrje në bankë, Qeveria t’i japë paratë për pjesëmarrjen, ndërsa pjesën tjetër ta paguajë kërkuesi”, sqaroi Stavreski.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *