Home / Kryesoret / Në rajonin e Likovës gjithçka normale, MPB sot press-konferencë

Në rajonin e Likovës gjithçka normale, MPB sot press-konferencë

Në rajonin e Likovës është situatë normale dhe se banorët sikur në ditët e tjera po kryejnë obligimet e zakonshme, duke mos ndikuar në situatën e tensionuar mbrëmë, nga prania e shtuar policore.

Nga komuna e Likovës theksuan se gjithçka është normale dhe qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të mos bie pre e shpekulimeve të portaleve të ndryshme, që dezinformojnë dhe krijojnë situatë tensionuese. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot përmes një konference me gazetarët pritet të jap hollësi për operacionin e mbrëmshëm. Ministri i këtij dikasteri Oliver Spasovski mbrëmë theksoi për disa media se nuk ka nevojë për panikë dhe se policia po kryen punën e saj në zonën që përfshinë rajonin kufitar.

Siç mësohet operacioni kishte të bënte me kontrollin e gjërë të zonës kufitare dhe kryesisht të objekteve të boshatisura në këtë zonë, në disa prej të cilave janë gjetur emigrantë të strehuar ilegal.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *