Home / Lajme / Kronika e zezë / Në rrugën Gostivar-Çegran, makina përplaset me shtyllën elektrike, lëndohet rëndë shoferi

Në rrugën Gostivar-Çegran, makina përplaset me shtyllën elektrike, lëndohet rëndë shoferi

Sot në mëngjes rreth orës 4 e 50 minuta në rrugën rajonale Gostivar-Çegran, makina e pasagjerëve “BMW” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 32-vjeçari nga Çegrani, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë prej druri të rrymës elektrike , e cila ra në rrugë dhe ka dëmtuar një lokal aty pranë, njofton SPB-Tetovë.

Nga goditja e shtyllës, shoferi i cili ishte i vetëm në makinë, ka marr lëndime të rënda (ka thyer këmbën e majtë) dhe me një tjetër automjeti është dërguar në spitalin e Gostivarit, ku pas ndihmës mjekësore është transferuar urgjentisht në klinikën e Shkupit.

Pas inspektimit në vendin e ngjarjes do të përcaktohet shkaku i aksidentit dhe çdo gjë tjetër.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *