Home / Lajme / Maqedoni / Në Tabanoc të Kumanovës, refugjatët sirianë i kapë zgjebja

Në Tabanoc të Kumanovës, refugjatët sirianë i kapë zgjebja

Vala e madhe e refugjatëve sirianë vazhdon të tronditë Maqedoninë. Deri më tani afro 400 mijë sirianë dhe qytetarë të huaj kanë kaluar nëpër Maqedoni përmes Gjevgjelisë dhe Kumanovës, për të vazhduar udhëtimin nëpër Serbi në drejtim të shteteve të BE-së, kryesisht në Gjermani.

Mirëpo kushtet e vështira në qendrën e përkohëshme në Tabanoc ka bërë që një numër i refugjatëve të preken nga sëmundja infektuese e zgjebes.

Momentalisht gjashtë persona janë të sëmurë nga zgjebja, ndërsa dy fëmijë të moshës 5-8 vjet janë të sëmurë nga lia. Pas këti alarmi kanë intervenuar mjekët të cilët refugjatëve ju kanë dhënë terapinë e nevojshme me qëllim që të mos paraqitet ndonjë epidemi e këtyre sëmundjeve. Momentalisht në Tabanoc gjenden 1349 migrant.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *