Home / Kryesoret / Në terren do të kontrollohen nga KSHZ-ja 89.383 votues, ndërsa në mënyrë administrative 107.660

Në terren do të kontrollohen nga KSHZ-ja 89.383 votues, ndërsa në mënyrë administrative 107.660

Komisioni Shtetëror Zgjedhor, mbrëmë në seancën publikoi se në terren do të kontrollohen 89.383 raste, pasi që dje u bënë kontrolle shtesë nga ana e ekspertëve të IT-së tek personat, emrat e të cilëve përsëriten mbi baza të shumta. Në mënyrë administrative do të kontrollohen 107.660 persona, transmeton TetovaSot.

Paraprakisht, Komisioni publikoi se do të kontrollohen 100.436 raste nga kontrolli i kryqëzuar dhe kontrolli qytetar përmes aplikacionit në ueb.

Komisioni në seancën e mbrëmshme e miratoi një aneks për Raportin nga kontrollet ku përmendeshin këto numra. Njashtu u vërtetua edhe mënyra e veprimit pas lajmërimit nga qytetarët në ueb aplikacionin e KSHZ-së.

Komisioni informoi se 6.795 qytetar kanë paraqitur parregullsi në listën zgjedhore përmes ueb aplikacionit të KSHZ-së. Ekspertët e kompjuterëve në KSHZ do t`i marrin 6018 paraqitjet për të kontrolluar nëse disa prej tyre gjenden edhe në rastet nga kontrolli i kryqëzuar ku do të dihet se sa persona do të kontrollohen në terren dhe sa në mënyrë administrative.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *